Bashkëshortja e dëshmitarit të koduar si “X” nuk di asgjë se ku ndodhet bashkëshorti i saj. Ajo thotë se më 19 mars është marrë nga EULEX-i dhe nuk e ka parë më. Kjo ishte një nga përgjigjet e bashkëshortes së dëshmitarit X, 12 vjet më parë. Pak më pas, burri i saj do të bënte vetëvrasje në duart e EULEX-it.
“Ne nuk komentojmë asgjë lidhur me këtë dëshmitar”, ka thënë kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Izabelle Arnal (EULEX), nëpërmjet zëdhënësit të EULEX-it. Blerim Krasniqi.
Pak muaj pas vetëvrasjes, kishte reaguar ashpër edhe babai i dëshmitarit X i cili e bënte përgjegjës direkt EULEX-in (shumica e tyre tanimë janë pjesë e Gjykatës Speciale), për vetëvrasjen e djalit të tij, dëshmitarit X.
Raportimi i vitit 2011:
Në muajin mars, policia e EULEX’it arrestoi nëntë të dyshuar në lidhje me rastin Kleçka, Zogaj në mesin e tyre. Idrizi thotë se djali i tij ishte marrë nga shtëpia atë ditë.
Ai e kujton djalin e tij si një luftëtar të madh, të respektuar nga të gjithë që e njihnin nga koha e tij në UÇK.
“Gjithçka që di është se EULEX’i e mori djalin tim me forcë në muajin maj këtë vit dhe që atëherë e kam pasur të vështirë të dëgjohem me të”- i ka thënë ai Gazetës Jeta në Kosovë. “Është krim i madh çfarë i ka ndodhur djalit dhe unë e familja e bëjmë EULEX’in përgjegjës për këtë”.
Pas rrëfimit të tij, i gjithë akraballëku pohon me kokë, në shenjë pajtimi.
Kryefamiljari rrëfen tutje se si më vonë ka kuptuar që djali i tij në fakt nuk është arrestuar, si gjithë bashkëluftëtarët e tij, edhe pse EULEX-i erdhi për ta marrë edhe atë nga shtëpia.
“EULEX-i krejt gabim e ka pasur. Ma ndanë Agimin prej gruas dhe fëmijëve, pa vullnetin e tij. Unë ata i zë përgjegjës për vdekjen e djalit tim”- thotë Idrizi.
Familjarët thonë se kanë mësuar, pak kohë më vonë, se Agimi ishte dëshmitar në rastin e Kleçkës dhe se ai fshihej pas emrit të koduar si “Dëshmitari X”. Pas këtij zbulimi, shpjegojnë se kanë pasur frikë dhe ishin të kufizuar në lëvizjet e tyre në publik.
Kujtoi se si para një muaji, në dyert e shtëpisë së tij në Lipjan trokiti një nëpunës i EULEX-it me përkthyes. Thotë se ishte rumun, dhe se nuk i pëlqeu që i erdhi në shtëpi, pasi nuk e ka fort në qejf shtetin e tij pasi nuk e njeh Kosovën.
“Erdhën ata dy dhe më pyetën se çka i keni punët dhe nëse isha dëgju me Agimin. Ju tregova se jam përmallu shumë dhe se po mërzitna a është mirë a jo! Ai djali i EULEX-it më tha shkurt se djalin e kam mirë dhe se besa i ka punët dhe vendin shumë më të mirë se unë! Pak nejtën dhe ju thash që t’ia përcjellin të falat se në shpi krejt mirë jena”- rrëfen plaku i cili kishte dyshime për arsyet pse i kishin ardhur këta mysafirë në derë. https://kallxo.com/gjate/familja-fajeson-eulexin/