Matthew Palmer ka kërkuar që Kosova dhe Serbia sa më shpejtë të kthehen në tavolinën e dialogut.
Në një intervistë për ‘BBC Serbia’, ai ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet t’i kthehen dialogut para se të shpallen zgjedhjet lokale në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Zgjedhjet në Serbi do të jenë pranverën e ardhshme dhe është e rëndësishme që disa negociata të vazhdojnë sa më parë, sepse ato do ta bëjnë ciklin e zgjedhjeve më të vështirë.”, u shprehë Palmer, transmeton Indeksonline.
“Është e rëndësishme për ta, por për të gjithë rajonin, BE-në dhe ShBA-në.”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se formati i negociatave nuk ka gjasa të ndryshojë dhe se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk ndikon në asnjë mënyrë në një takim në Paris.
“Ne e mbështesim këtë proces, nuk jemi pjesë e negociatave por ne e mbështesim dialogun e udhëhequr nga BE që nga fillimi.”, tha ai.
Në fundi ai tha se nuk është i sigurt se nëse ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare pasi procesi i udhëhequr nga BE tashmë ka pasur njëfarë progresi./Indeksonline/