Nasim Haradinaj e kishte rrëfyer një ngjarje interesante, por edhe detaje tjera të pathëna për sulmin e avionit francez në Koshare. Ai tregoi se cili ishte roli i Milaim Zekës në atë ngjarje tragjike. Poashtu, ne kemi shkëputur nga emisioni “PaRrotlla” filmimet e bëra nga gazetari Milaim Zeka ku shihen edhe trupat e pajetë të ushtarëve të vrarë nga bombardimet, por edhe përpjekjet maksimale për t’i nxjerr ushtarët e gjallë nga vendi ku ishte kryer granatimi.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, kishte thënë se në momentin kur NATO ka sulmuar kazermën e marrë nga UÇK-ja në Koshare, agregati nuk ka qenë duke punuar dhe ka qenë i ftoftë akull. “Ne na kanë thënë se kazerma është sulmuar nga NATO, nga një aeroplan francez…Unë mendoj së avioni francez ka goditur kazermën qëllimisht”, kishte thënë Haradinaj. Në atë sulm i cili atë kohë ishte thënë se është padashje, ishin vrarë 7 luftëtarë të cilët ishin në gjumë.
“Nëse ka një meritor, pa dashje, se njeri nganjëherë edhe në budallaki e bën nga një të mirë, është ky (Milaim Zeka) që i ka shpëtuar shumë pa u vra, sepse ishin vra edhe ma shumë, ky u qu tu ba hajgare në mëngjes hajde se ish qu rusi, se ish kon vra rusi, edhe ua ka prishë njerëzve gjumin sepse ky ishte fjetë me ta (në Koshare), edhe tani janë qu prej gjumit e kanë dalë jashtë, ata që nuk ka mujtë ky me ua prishë ky gjumin, ata kanë vdekë, përndryshe do t’i kishte zanë nja 100 e kusur vetë aty”, kishte treguar Nasim Haradinaj“.
VIDEO: