Epilogu

Pamje kur Kurti e mbronte një të moshuar në protestën e vitit 2007

Më 10 shkurtin e vitit 2007, Lëvizja e Albin Kurtit, ishte ngritur në protestë kundër pakos së Ahtisarit, si status i zgjidhjes së statusit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Insajderi.

Në këtë protestë mbetën të vdekur Arben Xheladini e Mon Balaj, dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga policia rumune, ndërsa të plagosur ishin rreth 80 të tjerë. Policia kishte arrestuar me dhjetëra aktivistë që protestonin nën parullat “Decentralizimi është ndarje, ndarja është luftë”, “Poshtë grupit negociator”, e të tjera.

Babai i aktivistit të ndjerë, Arbenit, Shaban Xheladini, gjatë varrimit të birit të tij, kishte deklaruar se Arbeni nuk ishte vetëm i tyre, por i gjithë Kosovës. Në grumbullin e madh të njerëzve, aktivistëve, e shokëve, dy aktivistët e VV-së u varrosën.

Lëvizja Vetëvendosje ka planifikuar agjendën për ditën në sotme, ku në nderim të dy ish-aktivistëve, do të bëjë homazhe tek varrezat dhe më pas tek pllaka përkujtimore në sheshin”Nënë Terezë”.

Exit mobile version