Epilogu

Pamje nga funerali i Oliver Ivanoviq në Beograd

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviq ka arritur në Beograd. Familjarët edhe më herët kanë bërë të ditur se trupi i tij do të varroset në Beograd, kjo për shkak se shumica e familjarëve të tij jetojnë atje dhe do ta kenë më të lehtë të kujdesen për varrin e tij, shkruan Express.

Vrasja ka ndodhur të martën rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.

Dorasit ende nuk janë kapur nga policia, por është identifikuar vetura nga e cila janë shkrepur plumbat. Ivanoviq u qëllua me gjashtë plumba në stomak, por sipas autopsisë së bërë dje, njëri nga ta ishte fatal për viktimën./Express

Exit mobile version