Pamje nga momenti kur UÇK-ja merr nën kontrollë bazën serbe në Koshare
Në prill të vitit 1999 forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas një ofensive të madhe arritën të marrin nën kontroll bazën serbe në Koshare.
Beteja e Koshares u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit ‘Shigjeta’, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së UÇK’së.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të 99’së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK’në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës. Triumfi i luftëtarëve nga mbarë trojet e Kosovës, të bashkuar në Brigadën 138, në krye të së cilës ishte komandanti Agim Ramadani, bëri që të shembet muri gati njëqindvjeçar i vënë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Beteja e Koshares ishte njëra ndër hallkat më të fuqishme në zinxhirin e pakëputshëm të historisë kombëtare dhe si e tillë do të përkujtohet gjithmonë ndër shqiptarë.
Më 9 prill, 120 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thyen kufirin dhe sulmuan batalionin e 53’të kufitar të Brigadës 125 jugosllave, e cila përkrahej nga policia serbe, paramilitarët serbë dhe mercenarët rusë. Luftimet e ashpra zgjatën tërë ditën. Nga UÇK ranë dëshmorë 4 dhe u plagos 1, kurse ushtria serbe la 23 të vrarë.
Në prill të vitit 1999 forcat e UÇK-së pas një ofensive të madhe arritën të marrin nën kontroll bazën serbe në Koshare.
Në video shihen ushtarët pas marrjes nën kontroll të pikës strategjike, si edhe të gjitha pajisjet dhe armatimet e lëna nga serbët të cilët janë tërhequr nga aty.