fbpx
Lajme

Pamje rrëqethëse: Erërat e forta lëvizin aeroplanin anash, sikur të ishte lodër për fëmijë (Video)

Erërat e forta dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë kapluar pjesën veriore dhe qendrore të Evropës, dhe si rezultat i motit të lig, aterrimi i një aeroplani për pak sa nuk e pësoi.

Në videon e publikuar nga BBC, shihet se si aeroplani në mënyrë të pasigurt tenton të zbret në aeroportin e Salzburgut në Austri, por vendosmëria e pilotit bën që ai megjithatë ta zbret në tokë aeroplanin.

Aeroplani lëvizte anash sikur të ishte lodër për fëmijë edhe pse lëvizte me shpejtësi prej 70 kilometra në orë, dhe në një moment dukej sikur krahu do të përplasej në pistë.

Duke parë që rrezikohej nga përplasja e sigurt, piloti vendosë ta ngrit për disa sekonda aeroplanin. Por, vendosmëria dhe profesionalizmi bëri që ai megjithatë ta zbret sigurt në pistën e aeroportit.

Të gjithë pasagjerët që ishin brenda aeroplanit janë frikësuar duke menduar se gjithçka mori fund, derisa shumë komentues që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë lavdëruar pilotin për guximin dhe profesionalizmin e treguar.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close