Epilogu

Pamje të rënda, polici serb publikon fotografitë e vrasjeve ndaj shqiptarëve, përmend emra të shumtë

vazhdimin e tretë të dëshmisë së Slobodan Stojanovicit për e-novine. Ai flet për torturat që ka kaluar për vite të tëra si njeri që ka dashur të denoncojë vrasësit e civilëve në Kosovë. Sipas tij, shteti serb është i implikuar në këtë dhe për këtë jep sqarime dhe fakte – se kriminelët mbrohen nga pushteti i Serbisë, përfshirë Ivica Dacic. Stojanovic thotë se në Kosovë është kryer gjenocid kundër shqiptarëve, ndërsa përmend me emër të inkriminuarit në vrasje. Thotë se ka bindur edhe shumë kolegë të tjerë që të dëshmojnë për tmerret që forcat serbe kanë kryer ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë edhe disa vullnetarë rusë. Ndërsa, shton se sot as në barnatore nuk e shërbejnë, e as në qendra shëndetësore nuk duan ta kontrollojnë. Pikërisht për këtë dëshmi, ai sot është detyruar të lajmërohet në policinë e Leskocit. Lajmin për këtë do ta gjeni në fund të rrëfimit të tretë të tij.

“Në Zyrën e Tribunalit të Hagës në Beograd, te TV Pink, shkova me vetiniciativë, i vetëm. Aty ishte një oficer, një hetues. Më dëgjoi dhe më pyeti nëse do t’i shes informatat e mia. I thash: ‘Nuk dua para, por vetëm që të dihet e vërteta për policinë serbe, që askush të mos ju gënjejë’. Prej askujt kurrë nuk kam marrë para.

Dragoljub Stankovic, zëvendësprokuror për krime lufte, mbërriti në Leskoc më 2005. Kërkoi të njihemi. Atëherë e jepte dëshminë Cukarica, që tash është në burg për krimet në Suharekë.

Vrasja e pengjeve në Rahovec

Kemi vënë kontakt dhe isha i lumtur për këtë, sepse tek ai e shihja përfaqësuesin e shtetit. Nisëm edhe privatisht të shoqërohemi. I kam përcjellë në Prokurori policët që jepnin dëshmi. E kam takuar edhe drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasa Kandic, ndërsa Stankovic ka thënë që fillimisht duhet të punojmë vetëm ne, e për gjithçka që arrijmë do ta merr përsipër fundin ai. I kam dërguar dëshmitarët në Fond, por Stankvici nuk donte t’i takonte e të merrte deklarata. Madje edhe në Prokurori kam dhënë deklaratë më 2009.

Është interesant se gjatë ardhjes në Leskoc, Dragoljub Stankovic shihej me ne që dëshmonin për krime lufte, por edhe me njerëzit që i akuzonim për krime të tmerrshme të kryera në Kosovë.

Si kemi ardhur në këtë përfundim? Vjen në Leskoc, e ne e nxjerrim në një darkë në një kafenenë ‘Grand’. Ulemi vetëm, e pastaj zbrazet lokali e vjen Dejan Mihajlovic Cebe, vrasësi, Zoran Markovic Cecko dhe të tjerët që kanë marrë pjesë në vrasjet në Kosovë. Ishte e çuditshme se si qëllonin ku ne uleshim. Pastaj kuptuam se Dragan Milenkovicin e quajtur Sisarka, Stankovici e kishte përgatitur që të jetë dëshmitar në rastin Sainovici dhe të tjerët, që të jetë dëshmitar i mbrojtjes! Pyes veten cili është i çmendur këtu? A duhet që këta nga këto institucione që të çojnë kriminelët para gjyqit, apo qëllimi është mbrojtja e tyre?! Në Hagë dëshmitar i mbrojtjes, ndërsa në deklaratën time bishë që ka vrarë civilët shqiptar!

Viktima e forcave serbe

Në Leskoc janë arrestuar Dragan Milenkovic, Zoran Nikolic Honda, Nenad Jovanovic dhe Zoran Stankovic Cecko. Gjithçka ishte gati për reagim ndaj arrestimit. Kanë shtypur fanella me portretet e tyre, janë bërë gati demonstratat. Protesta para policisë së Leskocit u mbajt më 14 mars 2009, ndërsa merr mbështetje nga ministri Ivica Dacic, që të arrestuarit të mbrohen në liri. Menjëherë i publikojnë emrat tanë. Nisin persekutimet. Shteti i është i pafuqishëm, sepse janë të korruptuar ose të përfshirë në këtë.

Më fusin në programin e mbrojtjes. Trillojnë sëmundje të rreme dhe shkoj me familje në Beograd. Na kanë torturuar, e gjoja mbrojtur. Në Njësinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë, pjesëmarrës në luftëra, kriminelë që kanë bërë gjërat më të ndyta në Kosovë. Ata kanë vrarë, kanë djegur dhe janë pasuruar nga banorët shqiptarë. Ata më thanë se po luaj me kokë dhe të mos e thyej degën ku jam ulur. U sollën në mënyrë vulgare, ma kanë traumatizuar fëmijën, ma kanë kontrolluar postën, gruas i kanë folur gjëra të ndyta – aluzione seksuale.

Kam kërkuar takim me Dragoljub Stankovicin, i cili më tha: ‘Kush të ka detyruar të shkosh në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve’. Kuptova se në program jam me urdhrin e kryeprokurorit Vladimir Vukcevic.

Meqë gjithnjë kam folur kundër Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe kundër krerëve të saj, më nxorën nga programi. Më 29 tetor 2010 vijnë në mëngjes dhe thonë se nuk jam më në program. Donin, meqë isha në pension që nga 10 shtatori, të më bien në qafë dhe ta zbehin reputacion tim. Ata më dërguan përsëri te xhelatët për të ma vënë kokën në cung, gjë të cilën ende tentojnë.

Shqiptari i zënë peng nga forcat serbe

Me Dragoljub Stankovicin kisha marrëdhënie private . Vinte tek unë. Atij dhe gruas së tij i dhuronim ushqime dimri; i blemë një qengj. Më fliste gjithçka për veten e tij, ku jetonte e ku i punonin gruaja dhe vajza. Iu ankova kur në Leskovc, në rrugë, nga makina zyrtare më kërcënoi Nenad Stojkovic, me zë, në prani të dëshmitarëve. Stojkovic ma tregoi gishtin e mesëm dhe më shau. Stankovic nuk reagoi dhe unë atij dhe Vukcevicit i dërgova letër ku them se edhe familjet e tyre mund të vuajnë si e imja. Më akuzuan për rrezikim të sigurisë. E pra, kush kujt ia rrezikoi jetën?

Një tjetër procedurë, që zgjat 14 vjet në një gjykatë të Beogradit, kundër meje, po e bën bija e Vladimir Vukcevicit që është gjykatëse. Gjithnjë më thoshte: ‘A ta përshëndes babanë’? Në fund e pyeta se kush është babai i saj dhe ajo tha: ‘Po gjykatësi Vuckovic’. Thash të mos e përshëndes. A nuk ishte ky konflikt interesi? Procesi nuk ka mbaruar ende, ndërsa tash i është dorëzuar një gjykatësi tjetër.

Forcat serbe vranë, plaçkitën dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare

Në fillim e kam akuzuar komandantin Nenad Stojkovic, i cili i dinte të gjitha, dhe nën patronazhin e të cilit janë bërë të gjitha. Një mbrëmje kam gjetur një kamerë me pamjet ku ishin civilët e vrarë, në një vend që nuk e njoh, sepse nuk isha i pranishëm. Aty ishte Nenad Stojkovic, me ata njerëz.

Aty janë vrasjet. Gjuajnë tek civilët për pikë qejfi, e askund nuk shoh pjesëtarë të UÇK-së. Aty kishte gra, fëmijë e pleq.

Kolegët e mi, me kërkesën time, kanë dëshmuar për krimet, sepse i kishin duart e pastra. Boban Ignjatovic ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës, në procedimet kundër Sreten Lukicit, Obrad Stevanovicit dhe të tjerët. Së bashku ne ishim në luftë dhe e pyeta: ‘A do të dëshmosh për këtë’? Tha se po. Pranoi edhe Jovan Golubovic, i cili foli për vrasjet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërsa, në Tribunal thanë: ‘Kjo tash nuk na intereson’!

Kam hasur rusët që i kam dërguar të dëshmojnë se kanë vrarë me urdhrin e Radoslav Mitrovicit dhe gjeneralit Bozidar Delic. Ata ishin pjesë e njësive të Delicit. I gjeta në Mladenovc. Njëri ishte kolonel, të tjerët oficerë të ultë të Ushtrisë ruse, që erdhën si vullnetarë. Kam sjellë për dëshmi edhe snajperistin e atij njësiti. Ata kanë marrë pjesë edhe në luftën kundër shqiptare në Maqedoni. U është premtuar se pas luftës do të punësohen si instruktorë.

Krimet i kanë raportuar 17 policë, me përjashtim të komandantit Nenad Stojkovic, Dejan Mihajlovicit të quajtur Cebe, Zoran Markovicit Ceckas, Dragan Mladenovicit Sisarkas. Në raport thuhet se kanë kryer krime nga Ligji Penal i RSFJ-së dhe se nuk u janë përmbajtur konventave të luftës. Për vrasje, zjarrvënie, grabitje, praktikisht gjenocid.

Të deportuarit shqiptarë ikin nga shtëpitë e tyre

Unë më 2005 u emërova komandant i stacionit policor në Cërna Trava dhe mora gradën e kapitenit, e menjëherë pas kësaj kam dalë në pension. Problemet me statusin e një dëshmitari të mbrojtur kanë dalë në vitin 2009 nga Njësiti për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, që thonë se duhet të futem në program meqë më rrezikohet jeta. Kur pyeta nga kush, thanë: nga policët kundër të cilëve kanë dëshmuar të cilët duan të më vrasin.

Çdo gjë është e qartë. Dragoljub Stankovici u tregonte kriminelëve tërë atë që themi kundër tyre. E ata nuk kishin asgjë të pistë kundër nesh. Unë kam marr pjesë në luftime, aty kush ishte vështirë dhe me rrezik, por kurrë nuk kam shtënë të plagosurit dhe të paaftët. Ata kanë vrarë me plumba në kokë. Është bërë zhvarrimi i disa prej viktimave, e unë i kam fotot .

Ata bënë kundër nesh çdo gjë që u bindte ndërmend. Dëshmitari Boban Ignjatovic ka blerë makinë nga komandanti i tij Miroslav Vidosavljevic, që doli të jetë vjedhur në Kosovë. Komandanti e ka lajmëruar, Bobani humbi punën e tij, ndërsa Vidosavljevic u gradua në komandën e Xhandarmërisë.

Të gjithë që i kam akuzuar kanë përparuar. Ata janë heronj lufte: Dejan Mihajlovic Cebe është komandant i stacionit policor në Oruglic, në kufi me Kosovën, bënë biznese me shqiptarë. Punën e tij tashti po e heton Kontrolli i Brendshëm.

Nëna shqiptare vajton të birin e vrarë, Ali Paqarizin nëntëmbëdhjetëvjeçar

Zoran Markovic Cecka punon në Brigadën e Intervenimit, si dhe Dragan Milenkovic. Të gjithë janë dekoruar me medalje për trimëri. Nenad Stojkovic, menjëherë pas luftës, u gradua në rangun e majorit, pastaj të nënkolonelit. Edhe ai nga Slobodan Milosevici ka marrë medalje për trimëri.

Kam përjetuar lloje të ndryshme të poshtërimit dhe të maltretimit. Ma morën pistoletën time të shërbimit për të cilën kam drejtë pas daljes në pension, e që ishte mesazh i qartë për armiqtë e mi.

Kam kërkuar ndihmë nga Prokuroria për Krime Lufte, e ata nuk duan të kontaktojnë me mua. Tani nuk ka asnjë dyshim se ata duan të më diskreditojnë dhe të më detyrojnë të heq dorë nga dëshmia dhe që të tjerëve t’ju tregojnë se në çka kalojnë nëse bëjnë diçka të tillë.

Kur jam kthyer nga programi i mbrojtjes , farmacistja më tha: ‘Mos hajde më se për ty nuk ka ilaçe këtu’. Në Qendrën shëndetësore nuk duan të më kontrollojnë. Më thanë të shkoj pas muaji, kur kthehet mjeku im i zgjedhur. Më kanë dërguar disa herë në polici me akuzuat se si komandant kam zbuluar përmbajtjen e një kabllogrami zyrtar, e ajo ishte letër që e kishte çdo stacion në Serbi. I kanë prerë gomat e veturës, në kopsht, e askush nuk ka kryer hetime.

Familja ime dhe unë kemi jetuar në frikë me vite të tëra, e kjo gjë vazhdon. U kam shkruar shumë vetëve, madje ministrit të Policisë. Kur unë me dëshmitarët Bojan Zlatkovic dhe Jovan Golubovic jemi kthyer nga Beogradi nga tubimi i Fondit për të Drejtën Humanitare, eksplodon goma të cilën më parë e kishin prerë. Edhe Fondi më 2011 i është drejtuar ministrit të Brendshëm, por asgjë nuk kanë ndërmarrë. Donin të na vrisnin.

Tani unë nuk mund të gjej një punë për djalin në njësitin e zjarrëfikësve, e kjo më dhemb më shumë. Shefi i ekipit në Leskoc tha: ‘Nëse e mohon babanë, mund të punësohesh. Natyrisht djali im këtë nuk e pranoi”, është rrëfimi i Slobodan Stojanovicit.

Pikërisht për këtë seri të dëshmive, pjesëtarët e policisë së Leskocit atij dje ia kanë dorëzuar ftesën që të premten, më 15 nëntor, në ora 13:00 të lajmërohet në stacionin policor për të dhënë informata në cilësinë e qytetarit, në procedurën paraprake për veprat penale të krimeve të luftës. Siç dihet, Stojanovic ka akuzuar Prokurorinë serbe se mbron pjesëtarët e policisë që kanë kryer krime në Kosovë. Ndërsa, zëvendësprokurori i Krimeve të Luftës, Bruno Vekaric, ka mohuar këto akuza duke thënë se Stojanovic ka dalë vet nga ky program dhe se dëshminë e ka kushtëzuar me kërkesën që të punësohen anëtarët e familjes së tij e ai të jetë shef i policisë në Cërna Trava!

Afro një milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre

Natasa Kandic, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, në një deklaratë me shkrim për REL në gjuhën serbe, ka vërtetuar pohimet e Stojanovicit, ndërsa ka demantuar pretendimet e zëvendësprokurorit.

“Prokuroria për Krime Lufte, institucioni më i turpshëm në konkurrencën e autoriteteve shtetërore, ishte përfshirë në përgatitjen e dëshmitarëve të rremë për mbrojtjen e kriminelëve serbë në pozita të larta policore, si dhe ka marrë pjesë në maltretimin e dëshmitarëve të krimeve të forcave serbe”, ka thënë Stojanovic për e-novine. Ai thotë se është kërcënuar duke i thënë se “edhe shqiptarët i kanë ata që tradhtojnë, por dihet se çfarë ndodhë me ta”.

“Meqë kanë përfaqësuar familjet e viktimave në këtë rast, gjatë fazës së hetimit, kundër Mitrovicit dhe të tjerëve, unë jam e njohur me teknikat e presionit me të cilat Prokuroria shërbehej për të dekurajuar dëshmitarin Stojanovic dhe tre policë të tjerë që ishin në komandën e Radoslav Mitrovicit”, thotë Natasa Kandic.

“Për të më larguar mua, si dhe dëshmitarët e mbrojtur nga procesi, gjykatësi hetues dhe prokurori shkuan deri aty sa që merreshin vesh me avokatët se ka dëshmi se kam falsifikuar dëshmitë e familjeve të viktimave. Pas kësaj, gjykatësi hetues dhe disa avokatë janë dehur në hapësirat e Prokurorisë, duke ftuar edhe dëshmitarin Stojanovic që t’ju bashkohet.

Miqtë e rrejshëm: Dragoljub Stankovic – informatori dhe mbrojtësi i serbëve të denoncuar për krime të kryera në Kosovë – dhe Slobodan Stojanovic (djathtas)

Keq ka kaluar edhe dëshmitari B.Z. Ai për më shumë se dy vite ishte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, duke pritur që ta dëgjojë dikush nga Prokuroria. Anëtarët e Njësisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, me teknikat e tyre të frikësimit, e kanë çuar në një gjendje të çorientimit të plotë. Ai u largua me dëshirë nga programi i mbrojtjes, sepse nuk mund të përballonte torturat psikike. Unë kam qenë e vetëdijshme për gjendjen e tij dhe i sugjerova atij që të kërkojë azil politik në disa vende evropiane. Sikur ai të mbetej nën mbrojtjen e Prokurorisë, do të ishte sot i sëmurë rënd. Rezultat i procesit kundër dëshmitarëve është liria e gjeneralit të policisë Radoslav Mitrovic”.

Stojanovic për e-novine, për ftesën për t’u paraqitur në polici, thotë se nuk ka çka të flas më sepse nuk i beson shtetit të Serbisë.

“Këto janë format e reja të ngacmimit, sepse kam vendosur të flasë publikisht përsëri, këtë herë për e-novine dhe Radio Evropa e Lirë. Edhe mediat e tjera nga rajoni më thirrën të jap deklarata të shkurta, ndërsa pritet të jem mysafir në televizione. Nuk kam çfarë të fsheh dhe nuk ia kam frikën askujt. Në Beograd zyrtarisht kam bërë një deklaratë dhe kam treguar gjithçka që di, më 11 shtator 2009, e pastaj shteti ka vepruar në mënyrë të paligjshme. Pse tash sërish të më marrin në pyetje? Për shkak se u ngre shumë pluhur nga dëshmimi im? Mu për këtë dikush i ka urdhëruar të aktrojnë se po bëjnë diçka. Për shkak ashiqare dihet se prokurori Bruno Vekaric po gënjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version