Para disa vitesh, pak metra larg stacionit policor, Ramadan Selimi, vëlla i deputetit Rexhep Selimi, kishte ndalur veturën duke e penguar komunikacionin.
Për këtë ai është ndaluar nga një patrullë e policisë. Ramadan Selimi, 58-vjeçar, nuk i kishte përfillur urdhrat e policit me inicialet A. I, të cilin më pas e kishte sulmuar në të dy këmbët, raportonte KTV.
Për vëllain ishte interesuar edhe vetë deputeti Selimi, i cili kishte shkuar në stacion policor, por që për dallim nga i vëllai, ky përshëndet policët.
Selimi thotë se ky rast nuk të bëjë me vëllain por me temat që ai vetë i ka diskutuar në Kuvend.
KTV’ja ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë, por ata nuk janë përgjigjur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është informuar për rastin. Ai ka thënë se prokurori i rastit është marrë dy herë me këtë çështje.