Të shtëna me armë zjarri mësohet se janë dëgjuar pranë një hoteli në zonën e Radhimës në Vlorë, duke krijuar panik mes turistëve.
Më pas, policia bëri të ditur se ishte në një operacion për të arrestuar një person, ndërsa ky i fundit ka hapur zjarr, raporton TCH.
Nga të dhënat e para nuk ka informacion për persona të lënduar.