Lirim Mehmetaj:
Shihe çfarë ofendimi i bëjnë popullit këta idiotë
Lëvizja Vetëvendosje e ka publiku një statistikë që tregon se si kinse Kosova e paska nivelin e papunësisë vetëm 4%.
D.m.th edhe ata vetë kur e kanë shkru me gjasë kanë qesh me të madhe se si populli do ta përbijë edhe këtë ofendim.
Qytetarë të dashur, papunësia në Bashkimin Evropian, si mesatare, sipas Eurostat, është 6%.
Spanja e ka 11%, Finlanda e ka 8.4 e Suedia 8.3%.
Franca e ka 7.5 e Italia 6.9%.
Shtetet e Bashkuara e kanë 4.3%.
D.m.th shtetet më të zhvilluara të botës e paskan papunësinë më të lartë se Kosova a?
D.m.th ne qenkemi më mirë se BE e SHBA?
Qysh bre s’po ju vjen marre bre…