fbpx
Lajme

Para kamerave, në 1992 Thaçi e kërcënoi Serbinë me luftë, pastaj u strehua te Adem Jashari

Në ceremoninë e varrimit të Sami Babajt i cili ishte vrarë nga forcat serbe, në vitin 1992 në Drenicë, Hashim Thaçi kishte mbajtur një fjalim.

Ndër të tjera, Thaçi thotë se populli do të organizohet dhe do të çlirohet vetëm me një gisht nga pushtuesi.

“Përndryshe populli di të organizohet vetë, ashtu siç diti çdo herë, kur e filloi me grushtin lartë, vazhdoi me dy gishtërinj dhe di ta përfundojë vetëm me një gisht, si rrugë e vetme për çlirim dhe komunikim me pushtuesin”, kishte deklaruar Thaçi atë kohë.

Pas këtij fjalimi nga frika se do të ndalohej nga forcat policore serbe ai ishte nisur në këmbë, nëpër fusha e livadhe dhe kishte mbërritur tek shtëpia e Adem Jasharit ku edhe ishte strehuar.

Incizimi vjen nga kamera e Gani Kocit dhe për herë të parë është publikuar në emisionin Zona Express.

VIDEO: https://www.facebook.com/watch/?v=1397515346928005

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close