fbpx
Lajme

Paralajmërimi i Ujësjellësit: Kushdo që ka 100 euro borxh do të mbetet pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ‘’Prishtina’’ (KRUP), njofton të gjithë konsumatorët për shkyçje individuale në rrjetin e ujësjellësit ndaj atyre të cilët nuk kanë kryer pagesat në zonat e Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime e Graçanicë.

Sot me 27 janar, Kompania Rajonale e Ujësjellësit, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka paralajmëruar konsumatorët të cilët kanë mbi 100 euro borxh, se nëse nuk i paguajnë borxhet, nuk do të kenë më shërbime të Ujësjellësit.

‘’Nga dita e sotme, do të shkyçet secili konsumatorë që ka borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, 100 euro e më lartë. KRU ”Prishtina” sh.a., pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci prej mbi 10 metra nga kuota maksimale e kapërderdhjes, po mundohet të mos e dëmtojë konsumatorin në marrjen e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe do të tentojë maksimalisht që të mos aplikojë reduktime deri në momentin ku do të jetë i  pamundur një furnizim me ujë pa reduktime, si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike’’, thuhet në komunikatën e KRUP-së.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro.

‘’Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka borxh mbi 100 euro ndaj shërbimeve të ujit.  Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 46 milion euro’’ thuhet në komunikatë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close