Adil Behramaj nga mediumi demokracia, ka bërë një paralajmërim të fortë sa i përket publikimit të disa skandaleve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që drejtohet nga znj. Donika Gërvalla.
Ai ka shkruar se:
Qenka ngutur pak Donika Gërvalla me këtë reagimin për meritokracinë, ligjshmërinë, nepotizmin. Këto ditë e merrni vesh se çfarë vërtet po ndodhë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Këto ditë e merrni vesh edhe se çfarë ka bërë Donika Gërvalla – Schwarz si ministre dhe si nënë për vajzën e saj. Edhe sesi i mashtroi ajo institucionet gjermane. Edhe si i mbajti fshehtë “letrat” zyrtare, por edhe si abuzoi me vulën e MPJD-së.
Zyrtarisht, po e lë këtu që të mbetet, se ndoshta ia tregon ndokush edhe sonte, Donika Gërvallës këto ditë do t’i publikohet skandali që e ka mbajtur të fshehtë edhe prej kabinetit të saj.
Veçse, mundësisht, mos le ta kërkojnë “ndihmën e mikut”, si javën e kaluar.😉