Ish komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati ka folur për gjendjen në veri, raporton Gazeta Blic.
Ai ka paralajmëruar se serbët nuk do të ndalen me kaq dhe se ata kanë qëllim ndarjen e veriut.
“Serbët nuk do të ndalen me kaq. Serbët qëllim ta ndajnë veriun e Kosovës dhe për atë ata po përgatiten”, tha ai në Tëvë1.
Kastrati tha se ky është dhe qëllimi i Rusisë, e cila përmes këtyre ngjarjeve po tenton ta largojë vëmendjen nga Ukraina.
“Ushtria e Kosovës duhet të jetë në gjendje gatishmërie në qoftë se është nevoja. Ne do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të vendit. Nëse vjen deri te eskalimi i situatës protokollet nuk vlejnë por mendoj se ndërkombëtarët do të bëjnë presion te Vuçiqi”, tha Kastrati.