fbpx
Lajme

Parim Olluri: Shpëtuam, pushteti u tërhoq nga aksioni i sotëm pas presionit publik

Drejtori i “Insajderit” Parim Olluri ka thënë se presioni publik ka bërë që pushteti të tërhiqet nga aksioni i sotëm për frikësim të gazetarëve të “Insajderit”. Reagimi i Ollurit ka ardhur pas kërkesës së policisë që bashkë me avokatin të paraqiten për intervistë në Polici raporton Gazeta Express.

“Shpetuam! Presioni publik detyroj pushtetin qe te terhiqet per momentin nga aksioni i sotshem per frikesimin e Insajderit. Ju falemnderit te gjitheve per reagimet. “Era shtet” i vijke sot paradite. Reagim ne shpejtesi te drites. Me sabah prokurori i ka derguar policet e krimeve te renda ne zyre te Insajderit.

Lexo Edhe:
Rusia dërgon luftanije në Detin e Zi përmes Bosforit të Turqisë
Olluri ka shkruar se ministri Vitia mbrëmë bëri thirrje për ndëshkim të “Insajderit” dhe shteti u mobilizuar në mëngjes për t’i frikësuar.

“Por, prioritet qenka thirrja e nje ministri e bere naten e se premtes. Ai kerkoj mbreme ndeshkimin e Insajdefit, shteti u mobilizua me sabah per te na frikesuar. Ju bejme me dije qe Insajderi nuk frikesohet nga asnje pushtet. Jane munduar mjaftueshem edhe pushtetet e kaluara qe te na frikesojne. Nuk ia kane arritur qellimit. Puna vazhdon. Hulumtime tjera pritet te publikohen. Edhe me te ndjeshme. Ne e kryejme punen tone”, ka shkruar ai.

Olluri sot përmes një shkrimi në profilin e tij, kishte treguar se dy zyrtarë policor kishin shkuar në zyrat e Insajderit dhe se e kishin ftuar për intervistim në Polici.

Kjo ftesë për Ollurin kishte ardhur edhe përkundër faktit që Prokuroria në një sqarim zyrtar kishte thënë se nuk do të jenë pjesë e hetimit gazetarët e mediat, por zyrtarët./Express/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close