Epilogu

Pas aksionit të 1993, Thaçit i erdhi porosia nga burgu “largohu nga Kosova, je i rrezikuar seriozisht”

Në librin e fundit të Blendi Fevziut është shpërndarë në disa media një pjesë e shkurtër e rrugëtimit të njërit nga themeluesve kryesor të UÇK-së z. Hashim Thaçit.

Pas aksioneve të para guerile në Gllogovc, respektivisht pas vitit 1993, policia dhe sigurimi shtetëror serb kishte rënë në gjurmë të Thaçit.

“Duket se Sigurimi Serb ra në gjurmë të asaj që kishte ndodhur në Gllogovc. Sesi rodhi informacioni nuk dihet, por pas kërkimit, Thaçi u detyra të të kalojë në ilegalitet. Në gusht 1994, pas shpalljes së gjykimit të Raif Qelaj, i cili vlerësohej si ideologu i LKÇK-së, Fadil Fazliu, i kërkoi një takim urgjent në Prishtinë, ku ndodhej i fshehur atë kohë. Përmes një gardiani shqiptar, Raif Qelaj kishte dërguar një mesazh tek ai. Hashim Thaçi dhe Fadil Fazliu u takuan më në fund në “Parkun e Madh” të Prishtinës. Porosia e Raifit ishte një fjali: Hashimi të largohet nga Kosova menjëherë, është i rrezikuar seriozisht”.

Por Hashim Thaçi nuk mundi të largohej në atë kohë. Ai vijoi të qëndrojë ende për disa muaj në Prishtinë.

Exit mobile version