fbpx
Lajme

Pas Amerikës, edhe Britania e Madhe fundos zyrtarisht Sali Berishën

Sali Berisha dhe familja e tij duket se izolohet gjithnjë e më tepër ndërkombëtarisht. 

Së fundmi ka qenë Britania e Madhe ka vendosur ‘nën shënjestër’ disa shtetas shqiptarë, sipas saj janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ku sipas qeverisë britanike kjo bëhet për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. 

Izolimi ndërkombëtar: Britania e Madhe fundos zyrtarisht Sali

Në krye të kësaj liste duket se prin ish kryeministri dhe familjarët e tij të cilët tashmë janë shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit si dhe janë evituar nga shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Europian. 

Vendimi është përshëndetur edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila ka reaguar menjëherë. Ajo shkruan në një postim në rrjetet sociale se SHBA e mirëpret këtë veprim ku thekson ndër të tjera se kush ka abuzuar me besimin e publikut duke u pasuruar për vete, do të përballet me drejtësinë.

Gazeta TemA raportoi më herët sesi Britania e Madhe ka adaptuar legjistlacionin e SHBA-së për personat “non grata” në Ballkanin Perëndimor ku edhe pse ka zgjedhur mos publikojë identitetet specifike, ajo që dihet tashmë është izolimi i liderit të “Foltores”. 

Ndër të tjera, në vendim thuhet:

“Mbështetja që disa personazhe publike marrin nga kriminelët në këmbim të korrupsionit të tyre mbyt zërin e popullit shqiptar. Siç tregon raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, blerja e votave dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdojnë të jenë një problem madhor në politikën shqiptare. Për sa kohë që politikanët janë në gjendje të punojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe frikësuar votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të mëtejshme dhe reforma zgjedhore”

Gjithashtu, ky fakt u soll në vëmendje edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare ku në debat e sipër solli një tjetër sfidë për Berishën pas asaj “a e kalon dot oqeanin për të shkuar në SHBA”. 

Edhe pse fundi i tij politik është një realitet, pritet që institucionet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për të kanalizuar ligjërisht vendimet e aleatëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.  /TemA/ 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close