I pari i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti i cili që nga sonte ka edhe një mandat të dytë në krye të kryeqytetit është duke vazhduar festën.
Ai bashkë me shumë përkrahës të tij pas festës në sheshet e Prishtinës kanë vazhduar festën në një nga lokalet e Prishtinës, kështu duke pirë e bërë qef.
Madje është pikërisht Ahmeti, ai i cili ka filluar edhe të këndojë, duke i argëtuar kështu të pranishmit në këtë festë.