E FUNDIT: Kuvendi Komunal votoi për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”
Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka votuar për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”, shkruan Mitrovica SOT
Nënkryetari Tahiri tha se hapja e kësaj rruge është moment i rëndësishëm për zhvillimin e Mitrovicës dhe banorët e lagjes.
Postimi:
Pas shumë peripecish e proceseve të vështira,
kam kënaqësinë t’ju njoftoj që Kuvendi Komunal ka votuar për hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.
Hapja e kësaj rruge është një moment i rëndësishëm për zhvillimin e Mitrovicës dhe banorët e shumtë të kësaj lagje.
Vendosmëria jonë për hapjen e “Ali Zenelit” u shpërblye dhe është tregues i qasjes tonë për çdo problematikë.
Jemi të vendosur për t’i zgjidhur edhe shumë probleme të vjetra dhe të çojmë përpara projekte të reja për Mitrovicën tonë!
Falemnderit të gjithëve për përkrahje!