fbpx
Lajme

Pas operimit, Veseli i shkon në vizitë Thaçit: Së shpejti do ti kthehet detyrave shtetërore!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë, në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pas operacionit, presidentin Thaçi e vizitoi kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha se presidenti është mirë me shëndet.

Shkrimi i plotë:

Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close