Anëtarët e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje do të mbajnë sot në orën 14:00 një takim, ku do të diskutohet për situatën e krijuar brenda kësaj partie.
Takimi do të mbahet pas publikimit të një bisede në “Viber” mes deputetëve të VV-së, në të cilën deputetja Aida Dërguti ka ofenduar kolegun e saj, Albin Kurtin.
Ky rast ka ngjallur reagime të ndryshme në mesin e aktivistëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes.
Shumë degë dhe anëtarë të VV-së kanë kërkuar nga paria e kësaj të fundit që ta shkarkojnë nga të gjitha pozitat deputeten Dërguti.
KALLXO.com do t’u mbajë të informuar për takimin e orës 14:00.