Krenare Sogojeva-Dërmaku është zgjedhur Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Këtë e ka bërë të ditur Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
“Konstatoj se Krenare Sogojeva-Dërmaku është Komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi me mandat pesë vjeçar”, ka thënë Bogujevci.
Kandidatë për votim ishin Enver Bujari pesë vota, Krenare Sogojeva-Dërmaku 65 vota dhe Edon Miftari një votë.
Krenare Sogojeva Dërmaku është bashkëshortja e Artan Dërmakut, mikut të Kryeministrit Albin Kurti. Ai gjatë qeverisë Kurti 1 ishte përzgjedhur për bord të Infrakosit.