fbpx
Lajme

Pasi të bëhet kryeministër, Kurti jep dorëheqje: Njëri nga këta dy emra pritet të bëhet kryetar i VV’së

Sot pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të bëj certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, ku edhe zyrtarisht partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje (VV), do të shpallet fituese e këtyre zgjedhjeve, shkruan Gazeta Metro.


VV me votat që ka marrë e ka mandatin që ta formojë qeverinë, mirëpo për ta formuar atë, Kurtit i duhet gjithsesi edhe një parti tjetër, e që me shumë gjasë do të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partneri i tyre për koalicion.

Sipas rezultateve preliminare, Albin Kurti është personi më i votuar në Kosovë dhe padyshim që ai pritet edhe kryeministri në ardhje i vendit.

Mirëpo sipas statutit të VV’së, që është i publikuar në formë elektronike në uebsajtin e këtij subjekti, Kurtit do i duhet që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Sipas nenit 73.3 të statutit të VV’së, nëse Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Kështu, pasi Kurti të zgjidhet kryeministër dhe jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes, detyrën e këtij të fundit në VV e merr nënkryetari i parë, e që në këtë parti është Besnik Bislimi.

Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Mirëpo edhe pse statuti i VV’së e rregullon një gjë të tillë, emri i Glauk Konjufcës mbetet më i preferuari që ai të marrë drejtimin e këtij subjekti, pasi që edhe është krahu i djathtë i Kurtit si dhe ka dalë më i votuar brenda subjektit dhe në të gjithë Kosovën duke arritur të mbledhë më shumë se 72 mijë vota.

E para zgjedhjeve të 6 tetorit, ishte edhe Kurti ai që paralajmëroj që do të japë dorëheqje nga kryetari i partisë nëse i fiton zgjedhjet.

Në një debat zgjedhor në njërën nga televizionet në Kosovë, Kurti kishte deklaruar se do ta respektoj statusin e subjektit të tij politik që në rast se merr funksion zyrtar duhet lëshuar postin e tij.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close