Epilogu

Pasuria e deputetëve të PDK-së kap shumën 9 milionë euro

Para pak ditësh, në Agjensionin Kundër Korrupsion, deputetët e të gjitha subjekteve politike i kanë deklaruar pasuritë e tyre.

Redaksia EPILOGU i ka nxjerr shifrat zyrtare nga Agjensioni Kundër Korrupsion; përfshirë pasuritë e luajtshme, të paluajtshme dhe paratë e gatshme në banka.

Tek subjekti politik Vetëvendosje, nëse i mbledhim paratë e të gjithë deputetëve atëherë vlera totale është 13 milionë e 62 mijë e 660 euro (këtu nuk përfshihet pasuria e deputetit Fitim Uka dhe deputetës Saranda Bogujevci pasiqë nuk i kanë deklaruar pasuritë ende).

Grupi Parlamentar i PDK-së rezulton se gjithsej ka 9 milionë e 442 mijë e 110 euro. (këtu nuk përfshihet pasuria e deputetes Ariana Musliu – Shoshi, pasi që për shkaqe teknike formulari i saj nuk është shfaqur).

Exit mobile version