Analisti, Ilir Mirena, i ka përmendur të ardhurat e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, duke theksuar si hipokrizi sloganin ‘kapja’ e shtetit nga i cili ajo ka përfituar, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mirena ka renditur të hyrat dhe pasurinë e saj dhe të bashkëshortit të saj.
Sipas Mirenës ndonëse ajo deklaron se bënë jetë modeste, kjo nuk duket të jetë nëse sheh pasurinë e Osmanit, shtëpi luksoze në Lagjen Marigona Hill dhe truall në Lagjen e Gjelbërt në Gërmi.
Vjosa Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerën 518 mijë e 800 eurove.
Vjosa Osmani nuk qëndron keq as me pasuri, sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Vjosa Osmani ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 518 mijë e 800 euro, para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare 70 mijë e 195 euro, gjithashtu aksione në kapital në vlerë prej 200 eurove.