Pavarësisht sabotimit nga VV-ja, përfundon projekti i Kadri Veselit dhe Agim Aliut, fshati Greme bëhet me Qendrën e Sporteve
Kanë përfunduar punimet tek Qendra e Sporteve dhe Panaireve në fshatin Greme
Në vitin 2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish Kryetarin e Ferizajt, Bajrush Xhemaili, kishin vënë gurthemelin e Qendrës së Sporteve dhe Panaireve në Greme, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, falë përpjekjeve, kërkesave dhe bashkëpunimit të deputetëve të PDK-së nga Ferizaj dhe kryetarit Agim Aliu me nivelin qendror.
Vlen të theksohet se më që nga ajo periudhë Ferizaj nuk ka pasur asnjë projekt të madh kapital me financim nga Qeveria e Kosovës.
Disa nga fotografitë janë nga dita kur u vë gurthemeli i këtij projekti që tani është i përfunduar dhe është në shërbim të ferizajasëve.