Epilogu

Pazari i Kurtit për votën vendimtare: Një zv. ministër, dy këshilltarë politik dhe një drejtor

Vota e deputetit Adem Hoxha, pritet të jetë përfundimtare për zgjedhjen e presidentit të ri, shkruan Gazeta Blic.

Kjo pasi që, nëse ai vendos të merr pjesë në seancën e sotme, mund të krijohet kuorumi për zgjedhjen e presidentit.

Gazeta Blic merr vesh që për të marrë pjesë në votim për president, Adem Hoxha, ka arritur marrëveshje me qeverinë aktuale.

Siç merr vesh gazeta, ai do të merr postin e zv.ministrit, do të ketë të drejtë t’i dërgojë dy këshilltarë në qeverinë Kurti dhe i është premtuar posti i drejtorit të Afirmimit të Marrëdhënieve Ndëretnike.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic edhe Fatmir Sheholli nga Instituti për marrëdhënie shqiptaro-serbe.

Exit mobile version