Sot, Këshilli Drejtues me vota unanime, ka vendosur ta rizgjedhë edhe për një mandat z. Bajram Kosumi në krye të Universitetit të Gjilanit.
Pavarësisht, se 3 nga 7 anëtarët e Këshillit Drejtues janë të subjektit të NISMA-s, z. Kosumi mori edhe mbështetjen e tyre.
Burimet e redaksisë tonë tregojnë se ka pasur një dakordancë mes Rektorit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të cilët i përkasin NISMA-s, të avancojnë një profesor asistent të rregullt të subjektit të NISMA-s. Për këto detaje do t’ju informojmë më hollësisht ditëve në vijim.
Rektori Kosumi në vitin 2015 ka ardhur në krye të Universitetit me mbështetjen e njerëzve të fuqishëm të PDK-së të cilët vijnë nga regjioni i Anamoravës. Duke e pasur parasysh shkathtësinë e tij për të notuar në shumë subjekte politike, ai e fitoi edhe mbështetjen e NISMA-s. /epilogu/