Epilogu

PDK-ja shkarkon dhe largon nga partia njeriun e Adem Grabovcit (FOTO)

Më 5 maj të këtij viti në një nëndegë të PDK-së në Pejë pati përleshje fizike gjatë procesit zgjedhor.

Aty u sulmua Arton Muhaxheri, zyrtar i lartë i PDK-së, ndërsa policia pati arrestuar dy persona për këtë sulm.

Ballkani.info merr vesh se njëri nga sulmuesit e Muhaxherit ishte Mërgim Ibra, i afërt me Adem Grabovcin, i cili deri në momentin e fundit kandidonte për kryetar të PDK-së në Pejë.

Grabovci në ditën e fundit tërhoqi kandidaturën dhe kryetar u zgjodh Xhavit Haliti.

Për këtë incident, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Brendshme në Prishtinë, kishte marrë vendim që ta shkarkojë nga pozita e Sekretarit Organizativ në RDK Pejë, Mërgim Ibrajn. 

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e PDK-së në qendër për ta larguar këtë person.

Në arsyetimin e vendimit për shkarkim thuhet se Mërgim Ibra e ka cënuar procesin zgjedhor dhe i ka shkelur vlerat e PDK-së bazuar në nenin 65 të Statutit të partisë. 

Vendimi është i nënshkruar nga nënkryetari Komisionit Zgjedhor, Bajrush Xhemajli.

Në llogarinë e Ibrajt në Facebook, ai shihet se ka një simpati të veçantë për Adem Grabovcin, duke iu referuar atij si “shef”. 

“Thjesht! Shef i Shefave… Adem Grabovci ne mesin e më të votuarve në Konventën e Nëntë Zgjidhore të PDK-së. Anëtaret e Partisë Demokratike të Kosovës ditën gjithmonë tē nderohen, e të dëshmojnē se ata që e sollën PDK-në këtu, nuk shkelen e as nuk harrohen. P.s: Disa që proklamonin “fuqi” dolën me kokë të madhe por me kapacitet të vogel elektoral!”, shkruar Ibra për Grabovcin pas zgjedhjës së këtij të fundit anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së. /Ballkani.info/

Exit mobile version