Dje është hapur zyrtarisht fushata zgjedhore në Republikën e Kosovës.
Partitë politike janë përkujdesur të kenë sa më shumë njerëz në tubimet e tyre hapëse.
PDK dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë zgjedhur Mitrovicën, gjerësa AAK dhe PSD Suharekën. Këto tubime janë mbajtur me banorët e qyteteve, për dallim nga subjekti i LDK-së që në mënyrë të organizuar ka nisur qindra autobusë me aktivistë të LDK-së drejtë kryeqytetit. /epilogu/