Epilogu

Pedofili Halilaj pasi ia mori fotot e organit gjenital të miturës e shantazhoi për ta ndryshuar deklaratën në polici

Halilaj gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkoi në prokurori dhe të ndryshoi deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshoi deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, asokohe 17 vjeçare, t’i dërgoi foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.

“Nga muaji shtator i vitit 2017, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën në cilësinë e avokatit mbrojtës të pandehurit Shkelzen Gjekaj, i dyshuar se e ka keqpërdorë seksualisht nxënësen e vet të dëmtuarën A. G., gjerë sa e dëmtuara e ka paraqit rastin në Stacionin Policor në Gllogoc ndaj arsimtarit të saj për keqpërdorim seksual,i pandehuri Gazmend ka përfituar nga ai rast,ku e bind të dëmtuarën që ajo të shkoj në prokurori dhe ta ndryshoj deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës kundër arsimtarit të saj, tani të pandehurit Shkelzen, duke i thënë të dëmtuarës se “ i thash Shkelzenit mbaje premtimin, mos e rrej dhe mos e mashtro të dëmtuarën, je treguar shumë e vendosur, ama të ka obligim tërë jetën”, pastaj ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”.

Pasi Halilajt i është tërhequr vëmendja nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që të mos i pengoi hetimet në rastin e Vesel Veselit hetuesit policor i përfshirë në rastin “Drenasi”, prokuroria thotë se “duke qenë i vetëdijshëm për pasojat që mundë t’i ketë në rastin e keqpërdorimit seksual që i ka bërë edhe ai vet të dëmtuarës A. G. dhe nga frika se do të zbulohen provat që gjenden në telefonin e të dëmtuarës, e ka frikësuar dhe detyruar të dëmtuarën që ajo tu shkruaj portaleve të ndryshme, se kinse “Gazmendi është shpëtimtari i saj” dhe “atë e konsideron si vëlla” dhe se kinse “ajo ka me bërë vetëvrasje”, nëse asaj i zbulohen dhe publikohen provat nga telefoni i saj”.

Exit mobile version