Për 4 vite asnjë investim në Drenicë | Kurti dhe Vetëvendosje s’kanë turp të shkojnë dhe të kërkojnë votën në Skënderaj e Drenas

Edhe pse rajoni i Drenicës për 4 vite është lënë në harresë nga Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri, Albin Kurti, megjithkëtë, Kurti do të shkojë për të kërkuar votën e drenicakëve të komunës së Skënderajt dhe Drenasit.
Në vitin 2024, komuna e Skënderajit ishte larguar krejtësisht nga harta e investimeve kapitale, edhe ashtu të pakëta, të Qeverisë Kurti.
Madje, Qeveria Kurti kishte gjetur mundësi për të mbështetur me 200 mjë euro Bosnje dhe Hercegovinën për shkak të vërshimeve, por asnjë cent nuk e kishte ndar për Skënderajn i cili ishte ballafaquar me vërshime shkatërrimtare.
Edhe komuna tjetër që përbën rajonin e Drenicës, komuna e Drenasit, ishte gati e fundit në listën e këtyre investimeve nga Qeveria Kurti në vitin 2024, me vetëm 3.05 Euro për kokë banori apo 185 mijë euro gjithsejt. Një shifër shumë e ulët dhe e papërfillshme.
Këto të dhëna nuk janë të partive opozitare, por të Institutit GAP dhe që mbështeten në të dhëna zyrtare të Qeverisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
