Epilogu

“PËR ALBIN KURTIN, LUTFI HAZIRI ËSHTË DOST I VALI CORLEONES”

Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Insajderi, Parim Olluri duke folur rreth koalicioneve të mundshme ka thënë se nuk ka prit që të befasohet për koalicion e përbashkët në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Olluri në emisionin, Debat Plus në TV Dukagjin ka thënë se Kurti nuk do të jetë në gjendja për t’ia liruar rrugën strukturës së LDK-së.

“Albin Kurti ka rrit popullaritetin  tij duke e kundërshtuar kriminalitetin. Në anën tjetër është edhe struktura tjetër e LDK-së dhe nuk besoj që Albin Kurti është në gjendje për t’ia liruar rrugën kryesisë së LDK-së”, ka thënë Olluri.

Duke përmendur edhe persona tjerë me ndikim si Agim Veliu, Haki Rugova, Gazmend Muhaxheri dhe zyrtarë tjerë me ndikim në LDK, Olluri ka thënë se të gjithë e din “respektin” të cilin e ka Kurti për Lutfi Hazirin.

“Ne e dimë që respektin në thonjza që e ka zotëri Kurti ndaj ëktyre njerëzve, e dimë që më herët Kurti e ka quajtur Hazirin mik të Vali Corleone”, ka thënë Olluri.

Kurti, në një tubim të VV-së në Gjilan, para dy vjetësh kishte pas një pyetje për Lutfi Hazirin.
“Lutfi Haziri e ka jaran trim Vali Corleonen. Por, sot në Gjilan dëgjova se Vali Corleonen kishte thënë që është zhgënjyer nga Lutfi Haziri. Mirëpo, pyetje që unë kam është se si e ka zhgënjyer Lutfi Haziri Vali Corleonen”, kishte thënë Kurti. /Insajderi.com

Exit mobile version