Epilogu

Për bukë dhe byrekë, Spitali i Pejës ndan mbi 22 mijë euro

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ditë më parë ka hapur tenderin e radhës për këtë vit. 

Këtë herë, drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor kanë në plan të kurorëzojnë një kontratë për furnizim me ushqim.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues është “Furnizim me bukë dhe byrek”, për kuzhinën e Spitalit të Pejës, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, vlera e parashikuar e kësaj kontrate nuk është edhe aq e vogël. Për këtë tender janë ndarë 22.100,00 euro. 

Sipas njoftimit, spitali i Përgjithshëm i Pejës ka kërkuar dy artikuj 50.000 copa bukë si dhe 5.200 copa byrekë. 

Poashtu bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës do të bëhet për 12 muaj. 

Hapja e tenderëve do të bëhet me 11 korrik. /Indeksonline/ 

Exit mobile version