fbpx
Lajme

Për katër muaj, Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove

Për katër muaj, Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës [ASK].

Gjatë javëve të fundit në sferën publike në vend janë hapur një varg temash, ku pjesëmarrës janë bërë një pjesë e madhe qytetarësh përfshirë edhe profilet e tyre të rreme.

Sentimenti kundër Serbisë është bërë veçanërisht i fortë në reagimet kundër “Open Balkan”, por edhe për muzikën serbe që dëgjohet në Shqipëri.

Sidoqoftë, përkundër fjalëve të mëdha e fushatave të njëpasnjëshme, produktet serbe vazhdojnë të mbesin mjaft të kërkuara në tregun kosovar.

Nga të dhënat në Agjencinë e Statistikave të Kosovës [ASK], del se bashkëpunimi tregtar mes Kosovës dhe Serbisë – përkundër marrëdhënieve të këqija politike – është mjaft i lartë.

Më 14 shkurt fitoi zgjedhjet, ashtu siç pritej, kryeministri aktual Albin Kurti, E megjithatë, importet nga Serbia janë rritur vazhdimisht.

Në shkurt, në Kosovë u futën 18 milionë e 374 mijë euro e që përbënte 6.1 për qind të importeve të përgjithshme.

Vitin e kaluar, shifra kishte qenë vetëm 438 mijë ose 0.2 për qind e importeve të përgjithshme.

Shifrat vazhduan të rriten në muajin mars të këtij viti duke arritur në 22 milionë e 669 mijë euro. Pastaj, në prill në 26 milionë e 95 mijë. Dhe në fund, në muajin maj në 25 milionë e 412 mijë euro.

Vetëm për këta katër muaj [shkurt, mars, prill, maj] të vitit 2021, kosovarët kanë blerë mallra nga Serbia në vlerë prej 92 milionë e 550 mijë eurove.

Në po të njëjtit katër muaj të vitit 2020 – edhe për shkak të pandemisë, vendosjes së reciprocitetit, pranisë ende të taksës 100% etj. – vlera e importeve nga Serbia ishte dukshëm më e vogël: 35 milionë e 865 mijë.

Kjo nënkupton se Kosova ka importuar nga Serbia 57 milionë e 123 mijë euro mallra më shumë gjatë këtij viti.

Statistikat për muajin qershor dhe korrik nuk janë ende të disponueshme nga Agjencia e Statistikave.

Vlen të përmendim që Ministria e Tregtisë në Qeverinë Kurti II ka hequr taksën së fundi edhe për bllokat apo tullat që Kosova i importon nga Serbia. /Periskopi

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close