Epilogu

“Përçarjet në UÇK”, Demaçi në 1998 tregonte sesi grupet brenda UÇK-së ishin autonome e të pavarura

Akterët ndërkombëtarë, të cilët kanë vepruar në Kosovë gjatë periudhës së luftës, vazhdimisht kanë treguar sesi UÇK-ja nuk kishte një strukturë të unifikuar.

Këtë fakt e kishte vulosur edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, më 4 maj 1999.

Për më tepër, pasi nuk ka strukturë politike në Kosovë apo komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së, do të duheshin shumë muaj, ndoshta edhe vite, për t’i organizuar ato për të përdorur dhe mirëmbajtur çfarëdo ndihme ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të ofronin”, thuhej në letrën e CIA për zyrtarë të Qeverisë amerikane rreth çështjes së ndihmës për UÇK-në, me armatim dhe asistenca tjera.

Demokracia.com ka parë edhe konferencën për media të datës 9 shtator 1998 të përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi, ku ai kishte folur për përçarjet dhe autonominë e grupeve që kishin vepruar brenda UÇK-së.

Adem Demaçi në cilësinë e përfaqësuesit politik të UÇK-së ishte përgjigjur në pyetjen e gazetarit nëse UÇK-ja ka qenë e përçarë dhe e ndarë nëpër shtabe rajonale.

Ai kishte treguar se grupet që vepronin brenda UÇK-së ishin shumë autonome e të pavarura.

Në një vërejtje tjetër të një gazetari se “UÇK-ja, flitet, ka qenë e perçarë, e ndarë nepër shtabe rajonale dhe se tash është para një riorganizimi”, Demaçi tha se “në një territor kompakt, i cili pas goditjeve të armikut solli shpërndarje, edhe nuk mund të pritet shpejt që të bëhet një ushtri e jona shumë kompakte, por po punohet shpejt në këtë drejtim. Por, vetë natyra e luftimeve, e rezistencës sonë, kërkon që ato grupe të jenë bukur shumë autonome e te pavarura që te mund të lëvizin shpejt, të marrin vendime të shpejta“, thuhej në përgjigjen e Adem Demaçit, të publikuar në gazetën Bujku.

Adem Demaçi në këtë konferencë, ndër tjerash, kishte folur edhe për autorizimin që i kishte dhënë UÇK-ja për ta institucionalizuar jetën politike në Kosovë dhe pavarësisht vërejtjeve që kishte, ai ishte shprehur se duhet bashkuar të gjitha forcat.

Exit mobile version