Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Ferizaj.
Në bazë të këtyre rezultateve fitues është kandidati i PDK-së, Agim Aliu me 56.17 përqind kurse kandidati nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa ka marrë vetëm 43.83 përqind, shkruan Indeksonline.
Duhet përkujtuar që votues të regjistruar në këtë rast ishin 108.561 votues.