fbpx
LajmeSport

Përfundon sezoni në Superligë – Drita kampion, Gjilani siguron Evropën për herë të parë në histori

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e sotme në IPKO Superligë.

Gjilani ka sigurar pjesëmarrjen në Evropë pas fitores minimale 1-0 në udhëtim ndaj Flamurtarit, ndërkohë kjo humbje i kushtoi shumë “kuqezinjëve” pasi largohen nga Superliga.

Ballkani mposhti kampionin e sapo shpallur, Dritën 2-1 në Therandë, ndërkohë, 89-shi dhe Drenica me fitoret e sotme edhe për një vit sigurojnë elitën e futbollit kosovar.

BALLKANI – DRITA 2:1
FLAMURTARI – GJILANI 0:1
TREPÇA 89 – PRISHTINA 2:1
FERIZAJ – FERONIKELI 2:4
VUSHTRRIA – LLAPI 5:3

Drita ka festuar titullin kampion të Superligës së Kosovës në qytetin e Suharekës.

Por këtë triumf e zbeh humbja në xhiron e fundit ndaj Ballkanit me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

Ballkani kaluan të parët në epërsi me golin e Visar berishës në minutën e 15-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Xhevdet Shabani në minutën e 30-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Golin e fitores për Ballkanit e shënoi Mirlind Daku në minutën e 65-të të ndeshjes.

Drita është në vendin e parë në tabelë me 68 pikë aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë. Ballkani në vendin e tretë me 67 pikë.

Drita shpallet kampion për herë të tretë në histori dhe do të luaj në fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close