Epilogu

“A e plagosi veten për t’ia montuar UÇK-së”, Bllaca – gjyqtarit serb: I kam marrë dy plagë në Serbi

Agjenti i UDB-së Nazim Bllaca kishte rrëfyer e montuar raste të caktuar në bashkëpunim më prokurorinë e Serbisë, MUP-in serb dhe gjyqtarët hetues në Beograd. Kjo ishte vërtetuar pas publikimit të emailave, përgjimeve e dokumenteve, fillimisht nga emisioni Udhëve i RTK-së e pastaj edhe nga mediumet e tjera.

Ish kreu i SHIK-ut Kadri Veseli vazhdimisht kishte insistuar se ky person nuk ishte kurrë pjesë e SHIK-ut, por ishte bastard i UDB-së.

Në një përgjim, i cili është shpërndarë kohëve të fundit nga disa faqe në facebook, ai dëgjohet duke i treguar disa sekrete tmerruese para gjyqtarit hetues serb.

“Nazim Bllaca ka marrë dy plagë në Serbi, t’parën e kam marrë me 2 mars 2007, dhe të dytën e kam marrë me 17 korrik, kjo është e drejtë e imja që ta them edhe para teje si gjyqtar hetues”.

https://www.facebook.com/AlbanianReaLNews/videos/1368068467013052 video e përgjimit është origjinale – autentike. Ne nuk kemi njohuri për faqen në fjalë, por pasi incizimi/përgjimi është origjinal po e shpërndajmë.

Pra, këto dy plagë Nazim Bllaca nga i ka marrë? ia ka shkaktuar vetes për t’ia montuar ndonjë ushtari të UÇK-së, apo i ka marrë nga pjesëtarët e BIA-s?!

Nuk duhet harruar faktin se kishte akuza edhe nga Shaban Syla se Adem Salihaj e kishte plagosur veten për t’i akuzuar njerëzit e UÇK-së dhe këtë gjë e kishte ndëgjuar nga e ndjera Nekibe Kelmendi.

Exit mobile version