Si u ndal BIA ? Bisedat e incizuara …
Kosovë në Express sjell ekskluziv rrëfimin për arrestimin e pjesëtarëve të BIA-së, të cilët provuan të manipulojnë dëshmi kundër UÇK’së. Si u përcollën ata, si u përgjuan dhe si arriti Policia e Kosovës t’i arrestojë në flagrancë? Express ka siguruar dokumente të përgjimit të tyre. Lexoni bisedat, fjalë për fjalë.
Takime të fshehta në vende tė ndryshme tė Kosovės, fotografi, vendi ku ata kanė Qendrën për operime në Kosovë, ofrimin e shumave të parave për deklarata të rrejshme kundėr luftës së UÇK’së, e shumė Detaje të tjera, Express ka arritur t `i sigurojë në lidhje me rastin e arrestimit serbëve të tre, besohet qė tė jenė pjesëtarë të Shërbimit Informativ Serb, BIA.
Tė gjitha kėto dėshmi tė Detaje e operimit të tyre në Kosovë, Express i ka siguruar pak ditë pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në Dokumentet qė ka gazeta, janë evidentuar Takimet e fshehta mes tyre, aranzhimet e takimeve me personalitet të ndryshëm nga tė cilėt ėshtė kėrkuar tė dëshmojnë rrejshëm për kohën e luftës qė ka ndodhur në Kosovë, e posaçërisht për të dëshmuar për transplantimin e supozuar të organeve qė kanė bėrė ish ushtarët e UÇK’së.
Po ashtu, nga kėto dėshmi shihet se në rrethin e këtij grupi janë të përfshirë edhe shqiptarë nga Kosova, e po ashtu edhe zyrtarë të lartë të policisë së Kosovës.
Sipas kėtyre dokumenteve zyrtare, thuhet se qendra kryesore e këtij grupi të Inteligjencës personave Serbe dhe tė tjerė tė udhëhequr nga Qeveria e Serbisė ėshtė nė veri të Mitrovicës dhe në Kopaonik.
“… Keta persona dyshohet se janë duke mbledhur informata të rrejshme dhe janë duke bërë Pagesa në mënyrë të paligjshme për gjoja mbledhjen e fakteve për transplantime të organeve Gjatë luftës në Kosovës”, thuhet në raportin hetues, të siguruar nga gazeta.
Hetimet rreth këtij grupi të dyshuar, bëhet e ditur se kanė filluar qysh prej fillimit të muajit prill të këtij viti.
Kështu, me datën 8 të muajit prill, hetuesit policore kanė kuptuar se ky grup i përbërë nga disa persona do të takohen në fshatin Prevallë të Prizrenit, në afërsi të Brezovicës.
Rreth Orës 11 të mengjesit, nė restorantin NN në Prevallë, janë takuar katėr persona. Bėhet e ditur se ky takim është udhëhequr nga dy persona nga Beogradi, pėr tė cilėt thuhet se me profesion janë mjekë.
Në këtë incizim të policisë të ėshtė kuptuar se personalitet kėta kanė kėrkuar njė personi tė nacionalitetit shqiptar (emri i njohur për redaksinë), me qėllim qė tė marrin nga ky dėshmi tė rrejshme për kohën e luftës qė ka ndodhur nė Kosovė.
Ky takim është aranzhuar nga polici serb i Kosovës, tashmë i arrestuari, Igor Josinac.
Deklarata Për të Pamjeje rrejshme dhe një bashkëpunim të mundshëm me këtë shqiptar personi, në këtë takim është cekur se ai mund të përfitojë 50 mijë euro.
Pas takimit në Prevallë, tashmė i arrestuari Igor Josinac, i shoqëruar me dy personat nga Beogradi me veturën Opel Vectra në tabela të Novi Pazarit (NP) nisen në drejtim të Shtërpcës, ku gjatë rrugës marrin edhe personin e katërtë për të vazhduar udhëtimin e tyre drejt Prishtinës.
I gjithë ky takim i pjesëtarëve të vëzhgimin ishte BIA-së nën e hetuesve të policisë të sė Kosovės.
Sipas transkriptit, hetuesit e policisë të kontaktuar kishin njė njësi të trafikut qendrės afėr tregtare “Ben Af ‘, në Ferizaj, ku kishin kėrkuar qė Vetura me tabela NP të ndalohej për të identifikuar personat qė po udhëtonin me Igor Josinac.
“Me të ndaluar veturën, Igor komunikon me policët e trafikut, ku ai paraqet ID Karten e tij duke treguar se është pjesëtar i policisë së Kosovës. Në momentin kur policët e trafikut e kėrkojnė identitetin e pasagjerëve, Igor reagon duke thënë se kėta janė mjekë nga Beogradi, tė cilėt Mjekësor i ka takuar për njė shėrbim “, thuhet në raport.
Pas kėsaj, policët e trafikut nuk kanë reaguar më shumë, duke lejuar qė Vetura e Igor Josinac dhe pasagjerëve të tjerë, gjegjësisht pjesëtarëve të BIA-së, të vazhdojë rrugën e tyre drejt Llapnasellës të Çagllavicës.
“Ndalohen nė njė oborr të një shtëpie në këtë fshat (Express ka shlyer të dhënat specifike të shtëpisë për çështje të sigurisë) zbresin ku tė katėr personat. Kjo Shtëpi dyshohet të jetë koordinuese Shtëpi e kėtyre personave, tė cilėt janė Kosovës duke mbledhur dëshmi të rrejshme nëpër territor të. Në këtë grup, janë të përfshirë njė grup shumė i madh personash të cilët janë të dirigjuar nga Qeveria e Serbisë për qëllime të caktuar “, thuhet më tej në këtë raport.
Në vazhdën e këtij misioni, pjesëtarët e BIA-së, më 11 prill të këtij viti, aranzhojnë takime të tjera në rrethinën e Prizrenit, për t `u takuar me njerėz tė cilėt po ndihmonin në mbledhjen e informatave dhe gjetjen e personave tė tjerė, tė cilėt janė tė Gatshem tė japin deklarata të rrejshme në mosmiratim tė shtetit tė Kosovės, e posaçërisht për luftën e fundit.
Përveç disa personave qė kanė ndihmuar nė mbledhjen e informatave, hetuesit policore kanė vërejtur se në deklarata për misionin e BIA-së rrejshme kundėr tė ish-ishte i angazhuar edhe njė zyrtar i UÇK-së Lartë i policisë të Prizrenit.
“Igor Josinac dhe personi tjetër Orës rreth 14 e 28 minuta, në vendin e quajtur shatervani në Prizren, takohen me kapitenin e policisë së Kosovës (emri i njohur për redaksinë) i cili në këtë takim vjen me veturë zyrtare të policisë të Toyota Land Cruser” , sqarohet më tej në raport.
Takimi me kapitenin e policisë dhe dy pjesëtarëve të BIA-së vetėm kishte zgjatur pak minuta, ku zyrtari i lartë i policisë të sė Kosovės njė dokument nxjerr nga Xhepi, tė cilin Igor Josinac e fut me shpejtësi në xhepin e tij.
Pas kėsaj, bėhet e ditur se dy personat të ndahen nga kapiteni i PK-së dhe Orës rreth 15 e 15 minuta ata hipin në një veturë “Ford Orion me Targa KS, ku nisen në drejtim të fshatit Reçan.
Sipas këtij Dokumenti, thuhet se dy ditë më vonë, pikërisht më 11 prill, hetuesit policore kanė vëzhguar një shtëpi në hyrje të fshatit Llapnasellë, nė tė cilėn dyshohet tė jetė shtab i krizës i formuar nga personat e lartcekur.
Person Fakti se kjo Shtëpi është kthyer në qendër takimi të pjesëtarëve të shërbimit sekret serb, pohohet se para kėsaj shtëpie shpeshherë shihen automjete të parkuara të ndryshme dhe se atė e vizitojnë të shumtë.
Bisedat, fjalë për fjalë …
Më poshtë, mund tė Lexoni disa nga bisedat ndërmjet Igor Josinac dhe grupit qė ėshtė duke u hetuar. Biseda e transkriptuar është fjalë për fjalë. Igor Josinac këtu bisedon me njė Ndërmjetësues (emër i njohur për redaksinë), gjithashtu pjesëtar i policisë së Kosovës, rreth koordinimit të veprimeve për ta bindur njė shqiptar tė Kosovės (emër i njohur për redaksinë, por për shkak të hetimeve, emri i tij, në bisedën e transkriptuar, ėshtė shėnuar si shqiptari), që në këmbim të disa dhjetëra mijëra eurove, të dëshmojë rrejshëm se gjatė kohës së luftës atij i ishte marrė njëra veshkë. Igor terrenin Josinac përgatit qė pastaj tė vinin nė Kosovė njė nivel i lartë i BIA-së, qė do ta kryenin transaksionin financiar.
Ndërmjetësi: Unë jam aktivizuar seriozisht …
Igori: Ky është interes i madh. Kjo ka Rëndësi për mua, për ty, për atë. Keta (VJ: me ‘kėta’ Igor mendon në pjesëtarët e BIA-së) hyjnë për shkak tëndin dhe timin … Ata e kanė arritur shkallën më të lartë, i kanė tė gjitha, dhe nuk u nevojitet ndonjė grade (mendojnë për ngritjen në pozita). Tė gjitha kėto qė ata i marrin, i marrin për situatë parazgjedhore, dhe për mua e për ty, sepse atyre u kam thënë unë ty për …
Ndërmjetësi: Të ta atyre një punë. Unë jam takuar me shqiptarin, direkt. Ka thënë: “Po, unë jam ai dhe di shumë punë”. Ai ka Dëshirë ta dije se kush i garanton se do t’i marrė tė hollat. Atij i interesojnë të hollat …
Igori: paratë i garantoj unë. Unë të garantoj ty, e ti i garanton atij … Paraparje dhe tė tjerat, nuk ke problem. Unë të garantoj ty, ti atij.
Ndërmjetësi: Një bėn qė atij t’i jepen disa para mė herėt, qė ai te vije e ta japë deklaratën?
Igori: Të atyre diçka. Ata, nëse merren vesh për 40 mijë – mirë. Ti je marrė vesh për 50 mijë euro, nuk ka problem. Me shqiptarin do tė bisedohet prape. Ti do të marrësh pjesën tënde dhe do të heqim ta atė …
Ndërmjetësi: domethënë, mua dhe 10 mijë euro, do të ma heqin burgun? (VJ: Këtu, po negocion Ndërmjetësi këmbim qė nė tė punės qė po e bėn, përveç 10 mijë eurove, t’ia BIA, pjesëtarët e të shlyejnë edhe njė xhins të mëhershëm qė e ka pasur në Serbi)
Igori: Ti ke thënë 10 mijë euro dhe burgun …
Ndërmjetësi: Po, unë kam thënë 10 mijë euro, dhe të ma heqin burgun …
Igori: mua mua Mos keqkupto tash ti … Edhe në qoftë se t’i heqin 5 mijë, ti do të jesh i kėnaqur.
Ndërmjetësi: kuptoj.
Igori: Për tërë jetën, ne i kemi ata. Dhe kemi punë të tjera.
Ndërmjetësi: A janë ata me tė vėrtetė tė forte (VJ: pjesëtarët e BIA-së)?
Igori: Të ta atyre të drejtën, nuk ka më të fortë se ata.
Ndërmjetësi: Se ata …
Igori: Tash të them se ata janë ranë në mua … Çka vendosin ata, do të thotë ka vendosur Tadiç.
Ndërmjetësi: Tadiç …
Igori: Nuk kam afruar unë lloma njerėz. Ne nuk kemi hyrë në Bisedë vetëm për të folur.
Ndërmjetësi: Të atyre diçka Legendë. Unë po hyj në një lojë shumë të rrezikshme.
Igori: Ti hyn në lojë, unë hyj në lojë për shqiptarë.
Ndërmjetësi: nuk ta ndjen për ty Asgjë … Ti do të shkosh …
Igori: Ne nuk njihemi nga sot. Unë po të Lus qė ta kuptosh se ėshtė shumė serioze, tepër serioze.
Ndërmjetësi: Kur do tė Shihemi me ata? Unë tërë ditën kam qenë … dhe siē po e sheh, unë jam duke rinovuar … Shqiptarin e kam pritur nė njė Bastore.
Igori: Puna kryesore në jetë është se unë kur të tyre, se në qoftë se tė kanė thėnė qė do t’i marrësh kaq, aq do t’i marrësh.
Ndërmjetësi: Sa do t’i marrė Shqiptari, pasi qė unė nuk jam i Rëndësishëm në këtë Tregim? Ai ka pranuar …
Igori: Shqiptari do t’i marrė prej 30 deri në 40 mijë.
Ndërmjetësi: Sigurt prej 30 deri në 40 mijë?
Igori: Dëgjo … Gjithēka qė i nevojitet, do tė ketė. Ti t’i kesh paratë, tė gjitha tė tjerat unë të garantoj ty, ti i garanton atij. Është pjesë e punës sime se si do t’i nxjerr unë prej tyre, kur të kryhet puna. Mos tė jetė vetėm se ai ka fjalë. Fjalët janë diçka, veprat janë diçka tjetër. Nėse atij ia kanė …. ndërruar ne kemi pėrfunduar punėn, ne kemi futur paratë në xhep …
Ndërmjetësi: Po.
Ne i kemi Igori: A po kupton, marrė paratë …
Ndërmjetësi: Legendë, pasi qė njerėzit i ke … e njoh unë njërin qė e ka parė njė vrasjen e Serbi dhe që dëshiron të flasë.
Igori: Shiko, mos të shkojmë majtas djathtas e … Do të më thuash ti për këto, janë më të rëndësishme.
Ndërmjetësi: Momentalisht, më prioritare.
Igori: Kjo është aktuale tash. A e di se çka më kanë thënë ata: Mos ka kėrkuar shumë? Por, kur kanė mundur t’i japin për atë majmunin, Kovacevicin 950 mijë, gati 1 milion, pse mos t’i japin për kėtė qė do ta shpëtojnë kur të pranojë … Kjo ėshtė Çështja, tash për tash.
Ndërmjetësi: Sipas mendimit të tyre, kjo nuk është para e madhe për shqiptarin?
Igori: Jo, nuk ėshtė e madhe. Ata kanė menduar 20 mijë, por unë u kam thënë – cilat janë mundësitë e mia … dhe kjo ka shkuar më tutje. Dashtë Zoti që ai t’i marrė edhe 50 mijë, ose 100 mijë. Por, më beso, se kurrë nuk do ta tradhtojmë. A ta shpëtojmë atė dhe familjen e tij. Unë atyre do t’u them se ai ka pranuar.
BIA pa dëshmi
BIA planifikonte me çdo kusht gjetjen e dëshmitarëve të rrejshëm. Pjesëtarët e saj pohonin se kjo gjë është esenciale për sukses, sepse s’kanë dëshmi për Shtëpinë e Verdhë në Kukës. Shpresonin të sigurojnë një argument valid. Lexoni vazhdimin e dytë të bisedave të incizuara.
Nga Express më 19.06.2009 në ora 18:07
Shërbimi Informativ Serb, BIA, ka vazhduar takimet e fshehta, në vende të ndryshme, në përpjekje për të siguruar domosdoshmërisht dëshmi të rrejshme kundër UÇK’së, me shpresën se nuk do të mbesin pa argumente në luftën e tyre për ta prishur imazhin e Kosovës në botë.
Express sjell dëshmi të reja për operimin e tyre në Kosovë, pas arrestimit të tre serbëve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Në një raport hetues, thuhet se nga informatat që janë marrë, është kuptuar se me datë 26. 04 2009, Igor Josinac ka aranzhuar një takim në Restorantin N.N (emër i njohur për redaksinë), afër Prevallës, në Prizren.
“Rreth orës 14 e 2 minuta, nga ana e vëzhgimit lokal, Igor Josinac, i cili ka qenë duke vozitur veturën Opel Vectra, me tabela NP 738 98, në rrugën Shtërpcë- Prevallë, në orën 14 e 35 minuta, ka parkuar veturën në parkingun e Restorant N.N. Ka hyrë brenda vetëm, ku është takuar me dy persona, me të cilët ka vazhduar bisedën deri në orën 15 e 52 minuta”, thuhet në raport.
Ky takim ka qenë nën monitoronimin dhe vëzhgimin e Policisë së Kosovës.
Aty është folur për gjërat që janë biseduar edhe më herët lidhur me rastin e gjetjes së dëshmitarëve të rrejshëm, ndërsa është bërë përpjekje të precizohet dita kur mund të takohen me personat kryesorë të këtij procesi – të cilët do të vinin nga Beogradi.
Biseda e mëposhtme, e cila është e transkriptuar, fjalë për fjalë, është zhvilluar mes Igorit, Ndërmjetësit dhe dy personave nga Beogradi.
Personi 1: Shiko, së pari duhet të dimë se a është punuar ai. Varianti i dytë është që t’i hulumtosh krejt këto. Dhe, hapi i tretë është që ta marrësh vesh se a do të shkonte ai në mënyrë të hapur në ekzaminim, dhe sa para do të ishte.
Ndërmjetësi: Kjo varet nga shuma e parave.
Personi 1: Dhe shiko se për të cilën shumë të parave do të hynte ai. Do të thotë, a do të dëshmonte, shumën e parave… Dhe në këtë proces do ta përfundonim edhe (rastin me burg), si dhe për sa para do ta përfundoje ti këtë punë.
Ndërmjetësi: Unë i kam thënë Igorit, se unë kam folur më vëllanë e Shqiptarit. Shqiptari nuk do ta pranojë për më pak se 50 mijë. Ne kemi biseduar me Igorin, kjo është.
Personi 1: Për një argument të mirë, për diçka që ia vlen, në qoftë se ai thotë, në qoftë se ai ka ndonjë dokumentacion çfarëdo, në mënyrë që në gjyq mos të na rrëzojnë. Do të shkojë edhe varianti i dëshmitarit të mbrojtur, dhe në bazë të kësaj do të hiqet kjo (mendon për burgun).
Ndërmjetësi: Kam unë njerëz shqiptarë të cilët, në qoftë se është nevoja, do të dëshmonin rrejshëm për para. Njerëzit janë në krizë. E kam njërin nga Suhareka…. Atëherë kur më ke thënë se a mund të më gjesh ndonjë incizim për djegie apo vrasje, ndonjë kasetë…
Personi 1: Për neve është mjaft e rëndësishme kjo pjesë, pavarësisht se a janë marrë organet nga myslimanët, nga serbi apo nga shqiptari. Me rëndësi për neve është se ka ndodhur dhe se kjo do të përputhej me disa pikëpamje tona të gjëra. A është ajo Shtëpia e Verdhë për të cilën flitet. A është thirrur kështu, apo për çka është thirrur ashtu. A janë kryer aktivitete përmes saj, apo janë kryer edhe në hapësira më të gjëra, territore më të gjëra, vende, nuk di se çka… Dhe, ende nuk më ke thënë sa para do t’i kërkosh ti?
Ndërmjetësi: Kërkoj 10 mijë euro për Shqiptarin. Mirëpo, në qoftë se angazhoj ende njerëz, atëherë në qoftë se m’i jepni emrat… Unë njoh mjaft njerëz të operuar. Unë njoh njerëz të cilët kanë qenë gati të vdekur dhe janë kthyer në jetë. I kam njohur se unë qe 9 vjet jetoj këtu. Për Shqiptarin, më ka thënë Igori. Shqiptari është sigurisht. Të kam unë emrat e njerëzve, të disave, të cilët janë në rrethinën time. Eventualisht në qoftë se ka dikush nga Peja, do të mundesha, sepse kam shokë të mirë.
Personi 1 : Ti mund t’ia fillosh kështu, nuk ka para, e të jetohet duhet.
Ndërmjetësi: Po, ai po më kërkon para çdo herë.
Personi 1: Hajde të shohim ne kështu… Fatkeqësia është e njëjtë për të gjithë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për serbin, myslimanin, kroatin apo shqiptarin. Në qoftë se ti di dhe ke dokumentacion…. Unë po të flas sikurse ti je duke folur me të. Hajde të gjejmë mënyrën… Unë do ta gjej mënyrën që këtë ta zbërthejmë në para. Ti do të dëshmosh dhe ta japësh ADN-në. Të kërkojnë njerëzit nga të cilët është marrë ajo (organet) ose familjen, nuk është me rëndësi. Për atë proces, do të marrësh kaq, unë do të marr diçka në lidhje me këtë, që mund të jetohet. Ashtu që, kush e ka sjell deri në atë gjendje dhe e ka lënë të plagosur, ai nuk ka as obligim moral as tjetër që mos të tregojë se çka ka ndodhur dhe të mos flasë. Ne nuk kemi bërë ashtu, as me kriminelë të llojit më të keq. T’i presim e t’ua nxjerrim organet dhe t’i shesim. Kjo është… nuk e di.. fatkeqësia dhe nevoja nuk kanë nacionalitet dhe kjo do të ishte ajo që duhet ta dimë para se të fillojë procesi.
Ndërmjetësi: A mund ta di unë se a jam i vetmi që po punoj në këtë drejtim?
Personi 1: Këtu, jo.
Ndërmjetësi: E po, është që mos të mbes unë në pozitë të keqe, se pastaj thonë a është interesuar Ndërmjetësi. Kështu, kur të hyj unë, e kuptoj se kush është kryesori dhe i mbaj të gjitha në sekret. Nuk duhet të ketë sukses, në qoftë se rrezikohet.
Personi 1: A di ti të falsësh shqip?
Ndërmjetësi: Pak di, por jo shumë.
Personi 1: A mundesh ti ta mbash atë kontekstin. A mund të merresh vesh me ta?
Igori: Me Shqiptarin, mundesh, mundesh.
Personi 1: Çka dëshiroj të them është se vëllai i Shqiptarit nuk është i përzier. Sa më pak njerëz dinë, aq më mirë është.
Ndërmjetësi: Vëllai i Shqiptarit e di se Shqiptari duhet ta kryejë një punë dhe t’i marrë disa para, dhe nuk e di se çfarë pune.
Personi 1: Por në qoftë se e angazhoj të përkthejë.
Ndërmjetësi: Jo, jo, vëllai i tij nuk e di.
Personi 1: Atë nuk do ta inkuadroja. A mund të merresh vesh me të…
Ndërmjetësi: Jo, jo, vetëm me Shqiptarin drejtpërdrejt.
Personi 1: Mund të merresh vesh, pak shqip, pak serbisht. Jo, jo, kjo është një storie e kryer.
Ndërmjetësi: Ku do të ishte duhur që të vijë ai për ADN dhe të kryhet kjo. Kjo është mjaft e rëndësishme. A duhet kjo të organizohet këtu apo çka?
Personi 1: Më së pari kryhet biopsia, si një kontroll i rregullt.
Ndërmjetësi: Mirë, mirë, ai nuk do të shkonte në pjesën serbe në Mitrovicë, as i vdekur.
Personi 1: Dëgjo, në qoftë se ai hyn në sistem, atëherë duhet të vijë atje lart (mendohet për Serbinë).
Personi 2: Mirëpo, ai do të jetë qytetari më i mbrojtur i Serbisë.
Personi 1: Ai duhet të lajmërohet diku në gjyq. Ai do të ketë mbrojtje dhe do të ketë pensionin për tërë jetën, dhe do të mund të jetojë. Ai si dëshmitar i mbrojtur mund të marrë para për tërë jetën. Mund të marrë banesë, mund të marrë…
Ndërmjetësi: Kështu, ta di konkretisht.
Personi 1: Ai si dëshmitar i mbrojtur merr para për tërë jetën. Mundet edhe banesën.
Personi 2: Mund ta ndërrojë identitetin.
Personi 1: Po, po mund ta ndërrojë identitetin. Mund të thirret ndryshe. Kjo nuk ka problem tash. Kjo është gjëja më e vogël. Mund të mbetet edhe ashtu. Mirëpo, nëse dikush e kupton nga ato klanet…Në qoftë se ai pranon të dëshmojë, do ta ketë pensionin e mirë, para të mira, nuk ka çka të frikësohet.
Ndërmjetësi: Po, për para të mira do të bënte këtë.
Personi 1: Këta janë hapa që duhet të bëhen, këta janë hapat e parë. Ti këtë ia paraqet dhe i lajmërohesh shokut dhe atëherë mund të fillojmë. Atëherë lart e aktivizojmë tërë mekanizmin.
Ndërmjetësi: Po, po.
Personi 1: Ministria e Drejtësisë do të bëjë këtë, gjyqësia. Pastaj do të ulemi me ta dhe të shohim se si mund të respektohet kjo marrëveshje dhe në çfarë mënyre.
Ndërmjetësi: Po, se për mua vendimi i dënimit është i plotfuqishëm, dhe kjo është pak…
Personi 1: Pastaj ekspertët për këtë çështje vendosin se në çfarë mënyre mund të rregullohet kjo dhe se njeriu të cilin e kemi angazhuar për këtë, të marrë kompensim. Në qoftë se ai neve na dëshmon se kush, çka, edhe ndonjë dokument spitali në të cilin është kryer. Në rast se shteti e merr këtë çështje, atëherë pas dëshmimit shteti do ta bëjë atë që për këtë nuk ka dilemë, dhe për ty do të na thonë se si është mënyra (çështja e dënimit) dhe kjo nuk është asgjë në krahasim me veprat të cilat jemi duke i bërë. Do ta gjejmë mënyrën gjyqësore dhe mënyrat tjera që ta neutralizojmë (dënimin). Këtë duhet sa më parë, se procesi ka filluar.
Ndërmjetësi: Ka filluar procesi?
Personi 1: Po, ka diçka. Ne jemi duke tubuar diçka rreth Shtëpisë së Verdhë (shtëpia në Kukës), do të thotë se ka filluar të studiohet lënda dhe fillon procesi, dhe këso variante ende nuk ka (mendon në këtë mënyrë të dëshmimit). Në qoftë se në këtë pjesë nuk e përfundojmë sa më shpejtë dhe ekspert tjerë thonë se mund ta kryejnë rastin. Atëherë vjen personi (njeri tjetër) i cili do të vijë me neve dhe i cili do të bisedojë me ty.
Ndërmjetësi: Dhe atëherë vjen njeriu i vërtetë (kryesori)?
Personi 1: Vjen ai i cili do ta udhëheqë këtë.
Ndërmjetësi: Dhe ai do ta udhëheqë këtë?
Personi 1: Me siguri ai do të punojë nga ky referat dh ai me siguri do ta udhëheqë këtë.
Ndërmjetësi: Dhe pastaj unë të vazhdoj me të.
Personi 1: Dhe ti ende e ke garancinë tonë për këtë.
Ndërmjetësi: Mua më duhet diçka konkrete të di se kush sa merr prej kësaj. Shqiptari do të marrë kaq, unë kaq.
Personi 1: Kur ti t’i kryesh këto dhe të dish se ai do dhe ku, kur e ka bërë ky, është parakusht për fillimin e bisedës. Pastaj, bisedojmë më njëri-tjetrin lart. Thotë se kjo ka vlerën e arit. Atëherë në qoftë se thonë se po fillojmë. Mirëpo se a do t’i marrë 40 apo 50 mijë, apo do të marrë pension për tërë jetën, këtë nuk mund ta them se çka do t’i konvenojë, banesë apo diçka tjetër që do t’i konvenojë atij. Për këtë variantin e parave dhe këtë tënden (mendon dënimin) nuk do të ketë problem.
Ndërmjetësi: A nuk keni edhe ndonjë emër që të provoj edhe më të?
Personi 1: Ne do t’ia bëjmë kështu. Ti do të na lajmërosh neve, dhe në qoftë se kemi ndonjë indikacion për ndonjë emër, ata do ta japin dhe do të thonë: gjeje edhe këtë njeri, se edhe ai është i operuar dhe do ta shohim edhe atë. Në qoftë se janë 5-6 veta nga ndonjë regjion, atëherë ne së bashku do të shikojmë se ku mundesh.
Ndërmjetësi: Po, po, por nuk guxoj gjithkah se ka vende që janë të rrezikshme.
Si ra në kurth BIA?
Në vazhdimin e tretë dhe të fundit të rrëfimit për arrestimin e pjesëtarëve të BIA-së në Kosovë do të lexoni për mënyrën se si një shqiptar, të cilin pjesëtarët e BIA-së ishin të gatshëm t’i paguanin mijëra euro për dëshmi të rrejshme, i futi në grackë shërbimin inteligjent serb. Ai i bindi ata që të hollat të vinin e t’ia paguanin në Kosovë, por këtu u arrestuan prej Policisë së Kosovës.
Nga Express më 20.06.2009 në ora 16:00
Kjo është pjesa e fundit dhe më interesante e bisedave që Express ka botuar në tri ditët e fundit.
Më në fund personi që kishte inskenuar se gjoja gjatë kohës së luftës atij i ishte marrë veshka në Shtëpinë e Verdhë në Kukës, takohet me Igorin dhe Ndërmjetësuesin. Kjo është dita e fundit kur këta të tre bisedojnë, përpara se në Kosovë të vinin një delegacion i BIA-së që do të bënin pazarin final me Shqiptarin, në mënyrë që ky të pranojë të dëshmojë rrejshëm se gjoja gjatë luftës atij i është marrë veshka.
Mirëpo, për shkak të konfuzionit të krijuar dhe shumë komenteve që kanë ardhur për ketë shkrim në redaksi, duhet të thuhet se Shqiptari – i cili gjatë gjithë kohës ka negociuar për çmimin e dëshmisë së rrejshme – ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Policor të Kosovës. Roli i tij ka qenë kritik në arrestimin e pjesëtarëve të BIA-së, sepse ai gjatë gjithë kohës i ka ndarë informatat me SHPK-në, deri në momentin kur në Kosovë kanë mbërritur zyrtarët e BIA-së, që pastaj edhe janë arrestuar.
Në këtë pjesë të transkriptit mund ta kuptoni se si Igori provon vazhdimisht që dëshmitari shqiptar të shkojë të takohet me zyrtarët e BIA-së diku në Mitrovicë, por shihet edhe insistimi i dëshmitarit që takimi të bëhet në pjesën tjetër të Kosovës. Po të zhvillohej takimi në Mitrovicë, do të ishte e pamundur që të arrestoheshin spiunët serbë, por kjo gjë u realizua me sukses në vendin që kontrollohet prej policisë së Kosovës.
Prej gjithë këtij rrëfimi të botuar këto ditë në Express kanë dalë në shesh disa të vërteta, të cilat kanë qenë të mjegullta.
Pjesëtarët e BIA-së e kanë pranuar në pjesën që është botuar dje, se nuk kanë kurrfarë faktesh për transplantimin e organeve të bëra në Kukës. Ata e pranojnë se kjo është mundësia e vetme që ata ta fitojnë luftën për shtëpinë e verdhë në Kukës. Krejt shpresat shërbimi serb i inteligjencës i ka pasur në këtë dëshmitar të rrejshëm, të cilit kanë qenë në gjendje t’i paguajnë shuma të konsiderueshme të të hollave.
Kjo bisedë është zhvilluar mes Igorit, Shqiptarit dhe Ndërmjetësit
Igori: Unë e di se si ka qenë situata me ty… Më vjen keq.
Shqiptari: A je ti kryesori? Unë kam dëshirë të bisedoj me kryesorin.
Igori: Jo, nuk jam kryesori. Por, do të vijë kryesori të flasë me ty.
Shqiptari: Ne do të takohemi diku këtu.
Igori: Unë e di problemin që ke pasur ti më herët. Mua nuk ma ndjen për asgjë. Ti ke pasur problem, e di. Ti ke luftuar për këtë shtet, ti ke dhënë shumë për shtetin tënd, mirëpo ata ty nuk të kanë dhënë asgjë. Domethënë se tash ne të luajmë patriot, unë ti dhe ky. Unë po kam dëshirë të të ndihmoj ty, këtij dhe vetes. Të gjithë së bashku ta kryejmë një punë të mirë. A po kupton? Kjo do të jetë një e vërtetë si ka qenë. Ti do të jesh dëshmitar i mbrojtur dhe do të takohesh me shokun tim pa problem.
Shqiptari: Kadale një herë… Unë dëshiroj të bisedoj me njerëz që janë korrektë, jo me njerëz që do të më mashtrojnë.
Igori: Shiko, Shqiptar… këtu nuk ka hajgare.
Shqiptari: Kadale një herë… Unë dëshiroj të bisedoj me kryesorët. Nuk dua të bisedoj me njerëz të tjerë. Ti nuk je kryesori. Unë i besoj Ndërmjetësit… çka të thotë Ndërmjetësi, unë i besoj atij.
Igori: Nuk ka problem. Ti i ke treguar për paratë, për krejt?
Ndërmjetësi: Po, po, i kam treguar për të gjitha.
Igori: Shiko, kështu Shqiptar, 100 % unë të garantoj.
Shqiptari: Jo, jo, unë nuk dua të më garantosh ti. Mua dua të më garantoj Ndërmjetësi. Ty nuk të njoh.
Igori: Ndërmjetësi të garanton ty, unë i garantoj atij.
Shqiptari: OK.
Igori: Në qoftë se merremi vesh për paratë, atëherë ti i kërkon nga ai, atëherë unë duhet t’i kem paratë, unë i garantoj këtij.
Shqiptari: Po de, por unë nuk po të njoh ty, unë e njoh Ndërmjetësin. Kadale pak…
Igori: A mund të merremi vesh diçka… Javën e ardhshme, kah fundi i javës së ardhshme…
Shqiptari: Jo, jo, sa më shpejt unë dëshiroj të flas me kryesorët. Ne mund të pimë kafe sa herë të duash, mirëpo unë kam dëshirë të flas me kryesorin. Për punë dëshiroj të flas me kryesorin. Ti nuk je kryesori.
Igori: Jo, jo, unë nuk jam kryesori.
Shqiptari: E në qoftë se ti nuk je kryesori, atëherë kush është kryesori?
Igori: Kryesori është një shok i imi.
Shqiptari: Cili është ai shok i yti, a e njoh unë, si e ka emrin?
Igori: Ti nuk e njeh atë.
Shqiptari: Sigurisht nuk e njoh unë? Paratë, a i jep shteti?
Igori: Ti t’i marrësh paratë…
Shqiptari: Kadale… unë dua ta di se a i jep paratë shteti apo njerëzit?
Igori: Paratë i jep shteti.
Shqiptari: Shteti?
Igori: Paratë i jep shteti, e ata njerëzit t’i japin ty… Shiko, njeriu punon në gjyqësor…
Shqiptari: Sa para m’i jep?
Igori: Ty t’i japin prej 30 mijë deri në 40 mijë euro dhe atë 100 %.
Shqiptari: Sa?
Ndërmjetësi: 30-40 mijë.
Igori: Mundet edhe më shumë, unë po të them ty se mund të shkojë deri në 40 mijë.
Shqiptari: Jo, jo. Pak para…
Igori: Si pak para? Pak a është shumë?
Shqiptari: Pak është pak.
Igori: A mundet ky javën tjetër, sepse tek ne është festë… Ne mund të shihemi, unë, ti dhe Ndërmjetësi dhe shkojmë.
Shqiptari: Unë pa Ndërmjetësin nuk shkoj.
Igori: Edhe më mirë, sepse jemi bashkë. Shiko, kështu, edhe për mua është në interes që t’i marrim paratë. Edhe ti t’i marrësh edhe Ndërmjetësi edhe unë. Ne jemi shokë.
Ndërmjetësi: Edhe mua të ma heqin burgun…
Shqiptari: Dua ta di se a i jep paratë shteti?
Ndërmjetësi: Ky po dëshiron për shkak të seriozitetit…
Igori: Paratë do t’i paguajë shteti. Do të shohim, nëse mbetet diçka për mua dhe për Ndërmjetësin mirë… Ti mund të thuash kështu…
Shqiptari: Me shefin…
Igori: U krye. Ti mund të thuash ashtu, kështu, të merresh vesh. Vetëm se le të merremi vesh diçka, duhet të shkojmë në Mitrovicë, në pjesën serbe.
Shqiptari: Tash?
Igori: Jo, tash. Kur të merremi vesh, javën e ardhshme, ne të tre, me veturën time shkojmë poshtë.
Shqiptari: Nuk ka problem, por puna më e mirë është të shihemi këtu.
Igori: Nuk ka besim… Ti mund t’u thuash kështu… shuma që keni thënë 40 mijë, unë kërkoj 70 mijë. Prej tyre, ti na qeras diçka mua dhe këtë. Kështu ti për Ndërmjetësin 10 mijë, sa ke thënë për ty Ndërmjetës?
Ndërmjetësi: 10 mijë.
Shqiptari: Unë vetëm me Ndërmjetësin kam punë.
Igori: Të rregullohet për burg dhe 10 mijë Ndërmjetësit. Ti 70 mijë thua?
Shqiptari: Unë nuk dua të rri më gjatë, unë dua të flas me shefin, nuk dua të bisedoj kot, a po më kupton?
Igori: A po shkojmë në Mitrovicë? Unë ju garantoj.
Ndërmjetësi: Kjo varet nga Shqiptari. Për mua nuk ka problem.
Shqiptari: Pse nuk vjen ai këtu?
Igori: Ai frikësohet.
Shqiptari: Pse frikësohet?
Igori: Ai frikësohet… Dëgjo çka të them… Unë të garantoj, të betohem në fëmijë, unë të garantoj për sigurinë tonë, për tretë. Sikur ti kur të më kishe dërguar në Rahovec ose në Prizren. Unë garantoj për juve. Ti thua se unë i dua 70 mijë euro…
Shqiptari: Pse nuk vjen ai këtu, a nuk të beson?
Igori: Ai më beson, por si ta garantoj unë? Ai po më pyet se si ta garantoj unë. Nëse ndodh ndonjë problem… Për shembull, ti ose ky ma montoni mua… Ai në këtë dyshon. Për ju të dy, në rast nevoje, shkojmë në Tiranë, ku të duash.
Ndërmjetësi: Në atë drejtim nuk duhet as të mendojnë.
Igori: Unë po betohem në kryq… se kur të përfundojë kjo, unë të garantoj për para, ata duhet të m’i japin paratë. Ata nuk do të rrezikonin më…
Shqiptari: Nuk dua të bisedoj kot. Kur të vijë shefi…
Igori: A do që të takohemi vetëm në Mitrovicë, domethënë unë të garantoj për të gjitha. Nëse më mungon mua diçka, atëherë të mungon ty, atij.
Ndërmjetësi: Unë i kam thënë edhe atij. Ai po frikësohet.
Igori: Mua nuk ma ndjen.
Ndërmjetësi: Shqiptari po frikësohet. Ai po frikësohet këtu e jo atje. Ka qenë njeriu në burg dhe po frikësohet.
Shqiptari: Nuk kam çka të flas. Le të vijë ai kryesori. Nuk kam çka…
Ndërmjetësi: Po le të takohen vetë diku këta.
Igori: Po ku të takohen?
Shqiptari: Këtu.
Igori: Jo more se frikësohet.
Shqiptari: Në Prishtinë, Ferizaj…
Igori: Po shiko, ai duhet të vijë nga Serbia, mos bëni hajgare…
Ndërmjetësi: Po Igor, çka u ka munguar atyre që kanë qenë këtu…
Igori: Ndërmjetës, nuk u ka munguar asgjë. Po a mundet në Shtërpce, është sikur shtëpia jonë, sikur familja jote.
Ndërmjetësi: Igor, ti duhet ta kuptosh edhe atë.
Shqiptari: Në qoftë se dëshirojnë këtu. Unë dua këtu, në këtë restorant.
Ndërmjetësi: Ti bisedo me shefin, të merreni vesh.
Igori: Nuk besoj se do të vinin këtu, sepse ata frikësohen. Ata janë profesionistë. Ata frikësohen. Shqiptar, a mund të garantosh ti?
Shqiptari: Unë të garantoj të vijnë ata këtu. Unë të garantoj. Le të vijë shefi. Çka të ketë problem, unë i garantoj. Kur të vijë seriozisht.
Ndërmjetësi: Shqiptari është serioz.
Shqiptari: Unë jam serioz.
Igori: U morëm vesh.
Shqiptari: Nuk dua të bisedoj kot. Le të vijë ai. A i beson ti Ndërmjetësit?
Igori: I besoj.
Shqiptari: Ndërmjetës, a më beson ti mua?
Ndërmjetësi: Po, të besoj.
Igori: U morëm vesh.
Shqiptari: Më shpejt.
Igori: Kur të vijnë ata, të gjitha do t’i dimë.
Shqiptari: Unë nuk flas me ty asgjë. Kur të vijë shefi. Ti i beson Ndërmjetësit. Le të vijë shefi, unë flas me të.
Igori: Dëgjo, kështu, kur të vijnë ata… Se a do të shihemi në Reçan apo këtu në këtë restorant…
Shqiptari: Në Reçan, këtu në këtë restorant, ku të doni…
Igori: Ne do të merremi vesh, datën kur vijnë saktësisht. Ti duhet të jesh këtu, që të mos vijnë ata kot e të kthehen.
Shqiptari: Nuk ka problem, kur të vijnë ata. Le të vijë shefi. Kur të vijnë ata, unë vij.
Igori: Kur të vijnë ata, ti bisedon me ta… Ti do t’u thuash, ti e di punën më së miri… Ata do të kërkojnë nga ti dhe ti kërko garanci dhe kushte se a po të konvenojnë dhe a të paguhet ty… Ata të japin garanci për familje. Ata të japin 30-40 mijë dhe ti u thua – unë dua ta kryej punën, por i dua 70 mijë euro. Atë ditë kur të merresh vesh… ti u thua se dua të hyj në proces, por i dua paratë. Kur t’i japin ata paratë, nëse dëshiron të më qerasësh diçka, mirë. Unë nuk kam asgjë. Nëse ti më jep diçka, në rregull. Ndërmjetësi i do 10 mijë euro. Shqiptar, nuk kam çka të flasim më. Ti e kryen punën tënde, të vijë shefi, unë e kryej punën time dhe përfundon. Shihemi…