fbpx
Lajme

“Ishte gati për ta rrahur Konjufcën për Sami Lushtakun, në fund doli kundër Sami Lushtakut”

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt është përfshirë në plagosjen e një polici dhe rrahjen e një polici tjetër që ka ndodhur në orët e para të së dielës.

Nuredin Lushtaku ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai sa ishte deputet kishte pasur një përplasje gati fizike me deputetin e tani kryetarin e Kuvendit, Galuk Konjufca.

Në videon e këtij incidenti, Konjufca kishte përmendur se kush e kishte akuzuar për vrasje Kadri Veselin.

“Ti vet i ke thon Sami Lushtakut kriminel”, janë dëgjuar fjalët e Nuredin Lushtakut.

“Kush i ka thanë kriminiel Sami Lushtaku dhe ti nuk mundesh me më kallxu mu”, ia kishte kthyer Lushtakut.

Por, pas disa vitesh pikërisht Nuredin Lushtaku doli ashpër kundër Sami Lushtakut. Ai ishte nënkryetar i Komunës së Skënderajt, dhe nga ajo pozitë kishte lëshuar akuza të rënda ndaj Sami Lushtakut të cilat ishin demantuar nga ky i fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=NuJu1le6h3E&feature=emb_title VIDEO

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close