Epilogu

Përkrahësit e VV-së s’lëshojnë pe, i kthejnë sërish pikat që i fshiu Komuna e Prishtinës

Ndonëse Komuna e Prishtinës i fshiu pikat e kuqe të vendosura në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndryshe vepruan përkrahësit e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Disa prej tyre, përfshirë aktivistë të shoqërisë civile, i kanë përforcuar sërish me ngjyrë të kuqe pikat e caktuar për protestë të mundshme në kohë pandemie.

Indeksonline ka realizuar disa fotografi/video nga afër:

Ndryshe, ditë më parë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur përcaktuan pikat për protestuesit e mundshëm në situatë pandemie.

Aktivistët kanë shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.

Organizatat dhe aktivistët që u përfshirë në aksionin e para disa ditëve: ADMOVERE, Integra, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Trina Binaku, Gentiana Mehmeti, Alora Hyseni, Durim Jasharaj, Indrit Ferati, Rinor Mehmeti, Paris Guri, Roni Idrizaj, Agon Rexhepi dhe Adelina Tërshani. /Indeksonline/

Exit mobile version