Epilogu

“Përmes imellave, Bllaca i ankohej hetuesisë në Beograd se paga mujore nuk po i vie me kohë”

Nazim Bllaca e quante “Diamant”. Edhe u fotografuan duke ngrënë bashkë peshk brenda burgut. EULEX’i nuk e mori për bazë pretendimin e tij për të hetuar rastin e njohur si “Nish-Express”, kur ai kërkonte që të bëhej dëshmitar bashkëpunues e të lirohej nga burgu. Por, intervista e parë televizive e Shkumbin Mehmetit bëri buj kur tha që ai di shumë për vrasjet politike të pasluftës. Express sjell një anë tjetër të këtij dëshmitari, i dënuar për vrasje policësh

Është mesi i vitit 2015 dhe ish dëshmitari bashkëpunues i EULEX’it për një seri krimesh të pasluftës, agjenti i BIA-s serbe, Nazim Bllaca, po komunikonte me zyrtarë të organeve të drejtësisë në Republikën e Serbisë. Nga pavijoni “D” i burgut të Dubravës po shkruante me “Kujtim Shehun”, një emër fiktiv i personit kontaktues të tij.

“Kujtim Shehu” pranon një raport te detajuar nga Bllaca, për kontaktet që ai kishte vendosur dhe po tentonte ta rekrutonte për një nga rastet më të mëdha të krimeve të pasluftës kundër minoritetit serb në Kosovë, sulmi ndaj autobusit “Nish-Express”. Këtij personi Bllaca i referohet si “Diamanti” në letërkëmbimet, një kopje të të cilave e ka Gazeta Express.

“Diamanti” del të jetë Shkumbin Mehmeti, një dëshmitar që të enjten mbrëma në “Klan Kosova” tronditi opinionin përsëri me deklaratat e tij se e di kush i ka kryer disa nga vrasjet më të bujshme të pas luftës, dhe pretendohet që ai mund të jetë edhe një dëshmitar i Gjykatës Speciale që aq shumë i druhet klasa aktuale politike kosovare me prejardhje nga ish-Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mehmeti edhe vite më parë në një intervistë në “Koha Ditore” kishte bërë një sërë akuzash të ngjashme.

Ky dëshmitar, sipas dokumenteve që posedon Express ishte përpunuar gjatë.

Në një raport të detajuar që dëshmitari i EEULEX’it u dërgon punëdhënësve të tij në Republikën e Serbisë e ku shpjegohet në detaje njohja dhe puna e tij në rekrutimin e Mehmetit, përmenden edhe atë që ai e quajti “çështja e pagës mujore”, që në një komunikim tjetër e sqaron duke kërkuar një pagë mujore prej 500 eurosh nga organet e hetuesisë në Beograd, pagë që do ti vinte përmes të afërmeve të tij që jetojnë në Perëndim. Në e-maila të tjerë ai edhe ankohet që paga nuk po i vije më kohë.

Në rastin e njohjes me Shkumbin Mehmetin, Bllaca e nis rrëfimin kësisoji: “Pasi  jam  vendos në  Burgun e  Dubravës jam  takuar  me  Shkumbin Mehemtin i cili  është i dënuar  për  një   veper  penale  të  kryer  me 23.03.2004  në  afërsi  të  Podujevës  ku  ishin  vrarë  dy polic  njëri  i UNMIK-ut  dhe  tjetri  i  SHPK-së. Për  këtë vepër  penal  në fillim  ishin  akuzuar  13  përsona  më  vonë janë  liruar  12  vetëm  Shkumbin  Mehmeti  ishte  dënuar  me  30 vjet  burg”.

Në këtë raport ai ndanë me punëdhënësit e tij në Beograd edhe një foto personale me Mehmetin e shkrepur më 7 prill 2015, e ku kanë të servuar ushqim peshku.

Exit mobile version