fbpx
Opinione

Përpjekjet e Serbisë për t’i fshehur dhe mohuar krimet është tjetër akt gjenocidal

Haxhi Ademi, Dr. Sc. i Historisë, Bashkëpunëtor shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë


Ushtria dhe policia serbe dhe i gjithë zingjiri komandues, në mënyrë sistematike që nga viti 1844 deri më 1999 në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare në Maqedoni dhe në Mal të Zi, ka vrarë, ekzekutuar, masakruar në masë, djegë e karbonizuar qindra mijë shqiptarë: nga fëmijë të posalindur deri pleq të moshës mbi 90 vjeç.

Dhunimet seksuale, helmimet, burgosjet, të zhdukurit e torturat ç’njerëzore janë disa nga aktet gjenocidale, për të cilat Serbia si shtet duhet të jap llogari. Shkatërrimet e tërësishme të fshatrave e qyteteve dhe krahas tyre depërtimi me dhunë i miliona shqiptarëve përgjatë historisë, është një tjetër dimenzion i gjenocidit.

Krejtë këto ishin veprime të cituara nga institucionet shtetërore të Serbisë (Akademia e Shkencave e Serbise, Kisha Ortodokse Serbe dhe politikëbërësit dhe intelektualët e ndryshëm serbë), të cilët kanë hartuar me dhjetra elaborate e programe antishqiptare, që qëllim parësor kishin zhdukjen e qenies shqiptare.

Për të ndal vazhdimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, 26 vjet më parë u themelua, Ushtria Çlirimtare e Kosovës që kishte dy objektiva thelbësore: së pari, ndaljen e vazhdimit të gjenocidit serb mbi popullin shqiptar dhe, së dyti, çlirimin e Kosovës nga pushtimi shekullor serb.

Fare në fund, përpjekjet e pareshtura të Serbisë për t’i fshehur dhe mohuar krimet konsiderohen si një tjetër akt gjenocidal, që si i tillë dënohet me aktet ndërkombëtare!

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close