Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë, të marrë javën e kaluar.
Protesta e tyre ishte paqësore, derisa përmes një letre shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat.
Përpos rritjes së pagave dhe rrezikshmërisë, në vitin 2010 kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi ua kishte nda edhe një shtesë prej 100 eurove këtij njësiti, ndërsa sot Albin Kurti ua ka hequr shtesën prej 100 eurove dhe rrezikshmërinë ua ka zbritur nga 220 në 150 euro. Rritja e çmimeve është ekstreme në krahasim me vitin 2010, ndërsa Kurti nuk i trajtoi dinjitetshëm policinë e Kosovës e cila çdo ditë mbron Kosovën nga sulmet potenciale të Serbisë.