Epilogu

Përqahet VV në Prizren e Mitrovicë shkaku i punësimeve familjare e partiake

Lëvizja Vetevendosje njihet si subjekt politik që përqarejt e brendshme ka aftësi  t’i fshehë jashtëzakonisht mirë. Ndarja që kishte ndodhur në vitin 2018, ku u larguan njerëzit kryesorë të saj përjashto Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen, ishte mbajtur për dy vite e fshehur nga publiku duke mos guxuar askush të flasë për një varg paknaqësish që kishin me figuren autoritare të liderit Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Së fundi paknaqësi të ngjashme dyshohet të ketë në mes të grupit të Glauk Konjufcës dhe të tjerëve. Madje mediat raportuan që z. Glauk Konjufca, një figurë mjaft e fuqishme e VV-së nuk ishte përfshirë fare në fushten për kryetar komune të ish-deputetit të LDK-së dhe më vonë të VV-së, Shpejtim Bulliqi në komunën e Podujeves.

Dëshmi për mospërfshirejn e Konjufcës është edhe faqja e tij në Facebook ku nuk ka gjurmë të fushatës.

Derisa Albin Kurti pothuajse jetonte në Podujevë në mbështetje të Shpetim Bulliqit, z.Glauk Konjufca nuk kishte marrë mundin as në Fb-në e tij personal ta mbështeste ish kuadrin e LDK –së në Podujevë z.Shpejtim Bulliqin.

Pakënaqësitë e Glauk Konjufcës me Albin Kurtin mediat  i kishin raportuar edhe në të kaluaren. Por kësaj radhe pakënaqësitë janë edhe në nivele të tjera.

Sipas informacioneve brenda VV –së paknaqësitë kanë  si burim ndarjen  e pushtetit në nivel qendëror dhe në nivel lokal.

Shumë aktivistë që kishin vujatur dënime me burg e rrahje nga Policia gjatë aksioneve të dhunëshme në rrugtimin e Kurtit deri te karrigia e Kryeministrit ishin lënë anash me ardhjen e tij në pushtet si kryeministër. Aktivistët e Vetëvendosjes në kushte anonime e pranojnë që ishin befasuar kur Kurti kishte vendosur që njeriun e dytë në qeveri ta kishte z.Haki Abazin një ish kritik të ashpër të Vetevendosjes para se ai të ishte pjesë e saj. Paknaqësi të ngjashme kishin pasur edhe me znj. Rozata Hajdari ish-këshilltaren e Hashim Thaçit, një zonjë komplet e panjohur për aktivistët e VV dhe pa ndonjë kredibilitet profesional. Me Luan Dalipin, një biznesmen që VV do të dëgjonte vetëm me ardhjen në pushtet e shumë të tjerë që në zhargonin e aktivistëve të dëshmuar të VV njihen si profiterët e çdo pushteti.

Një njohës i mirë i VV-së e thotë se të gjithë oportunistët që e kishin luftuar ndër vite VV-në,  Kurti i rehabilitoj në pozita dhe la anash aktivistët më të devotshëm, duke pasur edhe mosebesim në aftësitë e tyre profesionale e morale.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=13761166&v=2.1&guid=8098098963d94094853c3851acef3e1b2a6b777bbfc348538c88f8ce0ace33b6

Së fundi shumë aktivistë kanë pyetur se ku ishin këta gjatë kohës kur Vetevendosje po ndërtohej e madje ku ishin edhe në zgjedhjet e fundit që fare s’u panë në Podujevë?

Nëse aktivistët e VV-së nuk e meritojnë pozitën dhe qenkan te paaftë, pse atëherë përdoren për të ardhur në pushtet?

Në situatën e pakënaqësisë që tashmë kohë pas kohe po del edhe në publik, Gazeta Metro ka arritur të përcjell edhe përplasjet tashme publike në deget e VV-së në Mitrovicë, Prizren dhe Pejë.

Akuzat dhe përplasjet në mes të aktivistëve janë për punësime pa meritë dhe për favore nga pushteti për njerëz të caktuar.

Në qendrën e Prizrenit përplasjet dhe kërcënimet janë në mes të Drejtorit të Emergjencave Faruk Dakajt dhe aktivistit Hyesen Pllava. Madje ky i fundit edhe ka kërkuar publikisht nga Policia e Kosovës të reagoj ndaj drejtorit të partisë së Albin Kurtit. Në shkrimin e datës 2 dhjetor në faqen e tij ne fb z.Pllava shkruan:

“Të dashur miq e qytetarët e Prizrenit shiqoni si po më kërcënon Dreitori emergjences zotëri Faruk Dakaj. Hysen, faturat e rrymes a po t’vin shtrejt. Ruju se te marrin masë telat dhe rrezikon me tu kalle shpija. E thërras policin le të miret me Dreitorin në fjalë.  E thërras kryetarin e Prizrenit Z.Mytaher Haskuken të shkarkoi urgjentisht Dreitorin e emergjencës zotëri Faruk Dakaj” Z.Pllava ka hedhur edhe akuza për punësime të paligjshme në Komunën e Prizrenit.

Drejtori Faruk Dakaj ju ka përgjigjur me një kundërakuzë ku e bënë një pytje për z.Pallava: “Qysh hine n’punë Hysen? te pyti nje dite nje qytetar qe ja bane bllok?”

Pas komentit të drejtorit Dakaj  ka reagur një qytetar, Gezim Jelliqi nga ku e pyet: “O hysen pyte Farukun sa nerz i ka punsuar ne Eko regjion e te zjarfiksat e në zyren e vetë ju lutem mos më shtini me shkretu ju kisha lutur por do vi dita do të zhgjidhen problemet”.

Përplasjet, akuzat për favore e punësime me lidhje e libreza partiake në Prizren kanë vazhduar që nga koha kur VV mori pushtetin. Gazeta Metro rikujton se edhe lideri i VV në shumë paraqitje të tij nuk e përmend fare Prizrenin. Ka një distancim nga Prizreni. Derisa Prishtinën e Shpend Ahmetit e kishte marrë si referencë në vitet e kaluara deri në ndarjen e VV –së,  Prizrenin nuk e përmend fare si model në fushatën e fundit.

Burime nga Prizreni brenda udhëheqjes së kësaj komune thonë që Kurti e ka lënë vetë Mytaher Haskukën dhe e vetmja punë që bënë është imponimi i një grupi që më shumë e pengon qeverisjen e Mytaher Haskukës se sa e ndihmon.

Një përplasje e ngjashme me Prizrenin ka shpërthyer edhe në Komunën e Mirovicës ku qeverisë VV e Albin Kurtit e Agim Bahtirit.

Pas punësimeve të fundit nga nëkryetari Faruk Mujka, të rejes së tij dhe gjashtë antarëve të VV-së të lidhur me të, kanë shpërthyer shumë përplasje në mes të anëtarve të VV-së për punësimet jomeritore.

Punësimi i rejes së nënkryetarit Mujka dhe 6 anëtarëve të tjerë ka ngjallur shumë pakënaqësi në VV-në e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovices që udhëheqet nga Vetëvendosje edhe më heret është kritikuar për konkurse të manipuluara apo siç njihen të kurdisura që ishin vërtetuar edhe nga organet e tjera të shtetit.

Riki Fejza, një aktivist që njihet si besnik i Kurtit ka adresuar përmes një shkrimi në FB degradimin dhe imoralitetin e qeverisjes lokale në Mitrovicë. Ai madje ka shkuar aq larg sa i ka parë edhe si kundërparimore e imorale sjelljet e nënkryetarit Faruk Mujka.

Këtë diskutim e përplasje në mes te nënkryetarit Mujka dhe aktivisteve te VV e ka vazhduar edhe aktivisti tjeter i VV-në degen e Mirovicës Arben Meholli. Ai ne mes të shumë akuzave e ka akuzuar Faruk Mujkën që e ka tejkaluar kundershtarin jetësor të Albin Kurtit Kadri Veselin. Z.Meholli e ka akuzuar nënkryetarin Mujka edhe si një politikan që është kundër grave e që punon për interesa të familjes, madje e ka krahasuar edhe edhe me një lopë.

“Kur Lopen e kap Xekrri e then edhe gardhin! Shkruan Meholli. Fyerje me të rend nuk kam ndegju, as nga Kadri Veseli në drejtim të grave. Punëso gruan e vllaut, nusen e djalit, haverat edhe cucllaqat e ne fund me i fye grat te tjera osht e pa pranushme. Naten e mire artisti i shehrit” Meholli i referohet Mujkes edhe si një artist i shehrit, tërthorazi duke fyer e bërë edhe dallimin qytetar-katundar.

Edhe Mujka është përgjigjur për këto akuza publikisht. Gazeta Metro kujton se Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë nënkryetari i komunës Mujka nuk e ka shoqëruar liderin e VV së Albin Kurtin gjatë vizitës së tij në Mitrovicë pas punësimeve familjare të Mujkes dhe kritikave që ka marrë nga një numër i aktivistëve që në Degën e Mitrovicës thuhet se marrin direktiva nga Prishtina.

Përveç Prizrenit dhe Mitrovicës përmes Fb-së për mungesen e meritokracisë në VV ka reaguar edhe asamblistja e VV në Pejë, znj. Mevlyde Idrizi. “Tri vite me pare kur në Vetëvendosje në Peje punohej pa u ndale Grate e subjektit te Vetevendosjes qe punuan shume, sot jane te anashkaluara, e te harruara Dikur nga takimet me shume gra, sot takimet zhvillohen me 4-5 gra. E rendesishme eshte qe punen dhe kujtimet nuk mund te ti marre askush, edhe pse meritat e pozitat i kane marre e po i marrin te tjeret, ata qe nuk punuan aspak, e besa qe e demtuan Vetevendosjen. Kohe te arta me njerez te arte” ka shkruar Idrizi.

Nga burimet e  Metros brenda VV-së  znj.Mevlyde Idrizi e ka këte paknaqësi pasiqë Znj.Rozeta Hajdari që vjen nga e njëjta Komunë është katapultuar në ministre edhe pse nuk kishte asnje kontribut për VV-në e as që ka sjellë ndonjë mbështetje për VV-në në këtë Komunë.

Krejt këto përplasje e rikthejnë diskutimin nëse VV është vërtetë një parti që punëson njerëz pa libreza partiake e pa meritokraci diskurs që z.Albin Kurti e thotë në fjalimet e tij nëpër paraqitjen publike.

Metro sikurse edhe në të kaluaren, por edhe në të ardhmen do të t’ju mbajë të informuar për zhvillimet në Vetëvendosje si partia e parë që po kalon nga kriza në krizë, por edhe për partitë e instutucionet tjera me interes publik./gazetametro.net

Exit mobile version