Epilogu

Përqarje brenda VV-së në Mitrovicë, aktivisti i VV-së akuzon Kryetarin e VV-së për punësime familjare

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga Fushë Kosova, Avni Zogiani, është i emëruar politik në kabinetin e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Mosardhja e në punë dhe prejardhja e tij po shihen si shkelje nga Remzi Rrahmani, asambleist komunal i Partisë Demokratike.

“Paguhet nga taksat e qytetarëve të Mitrovicës dhe mosprezenca e tij në punë është shkelje. Mitrovica ka njerëz ekspertë të mjaftueshëm, nuk ka nevojë të dalë jashtë komunës së Mitrovicës. Kjo është shkelje edhe në aspektin moral”, thotë ai, njofton Klan Kosova.

Por vetë Zogiani thotë se puna e tij nuk është brenda zyrave. Ndërsa shpjegon se raporti i tij me Bahtirin është ndërtuar që nga koha kur ishte zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Puna e anëtarëve të kabinetit është në zyrë, por edhe në terren. Jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se një pjesë e madhe e punëve të të emëruarve politikë ka të bëjë me punën në terren. Kryetari Bahtiri që në fillim ka pasur një ide që puna ime të jetë koordinimi i raporteve të Komunës së Mitrovicës me akterë jashta komunës”, sqaron Zogiani.

Asambleisti Rrahmani akuzon edhe nënkryetarin Faruk Mujka për ndërhyrje në ndërmarrje publike, siç është Stacioni i Autobusëve, në të cilin është punësuar pa konkurs gruaja e vëllait të tij, Lulzime Peci-Mujka.

Por kryeshefi ekzekutiv i “KosovaTrans”, Xhavit Hasani, sqaron se ajo ka kontratë mbi vepër.

Paria e Mitrovicës po kritikohet edhe për ndërhyrje në konkursin e fundit të teatrit të qytetit në të cilin shumica e të punësuarve janë të afërm apo partiakë të Vetëvendosjes. Kundër kësaj fryme janë vetë disa aktivistë të Lëvizjes.

Imer Fejza deklaron se korrupsioni dhe nepotizmi kundërshtohen ashpër nga Vetëvendosja dhe se nuk pajtohet me këto veprime. Ndërsa shton se me këto akte dëmtohet edhe institucioni por edhe vetë teatri.

Vetë Mujka nuk ka dashur të prononcohet për Klanin, të dielën, me arsyetimin se nuk merret me tema të kota dhe se ka punë më të rëndësishme.

https://www.youtube.com/watch?v=pUKFg4ecC3Y&feature=emb_title

Exit mobile version