Epilogu

Personi që nisi peticionin për hapjen e xhamive dhe faljen e namazit në shesh është përkrahës i Kurtit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili e nisi sot ditën duke akuzuar disa të rinj për organizimin e faljes së namazit në shesh dhe se gjoja mbrapa tyre qëndron profesori Milazim Krasniqi, u demantua pasdite nga vet organizatorët e aksionit, të cilët sipas të dhënave publike në rrjete sociale dolën se ishin në fakt mbështetës të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Personi që ka hapur peticionin për hapjen e xhamive dhe që është pjesë e organizimit për faljen e namazit në sheshin e Prishtinës del të jetë përkrahës i VV-së dhe Albin Kurtit.

Siç shihet në profilin e tij në Facebook, njëri nga organizatorët, Shkëlqim Hajdaraj, është përkahës i Albin Kurtit dhe VV-së.

Mes shumë postimeve në mbeshtetje të Lëvizjes Vetëvendosje, në ditën kur u zgjodh Albin Kurti kryeministër, ai kishte postuar një foto në Facebook me mbishkrimin “Urime Kosovë”.

Por duket se përpjekja e Sfeçlës për të hequr vëmendjen se mbrapa aksionit qëndrojnë disa aktivistë të VV-së duke u munduar ta lidhë profesorin universitar Milazim Krasniqi me ta, ka irrituar shumë qytetarë, por edhe vet organizatorët e aksionit “Falu n’shesh”.

Ata i kanë reaguar ashpër Xhelal Sfeçlës përmes një postimi në Facebook.

“Shprehim shqetësimin tonë në lidhje me deklaratat e ministrit në detyre në lidhje me protestën. Ajo që më së paku kemi dëshiruar ka qenë politizimi i kësaj çështje. Ne deklarojmë se nuk kemi të bëjmë asgjë me Milazim Krasniqin apo me këdo tjetër nga sferat politike gjithashtu nuk është i përfshirë asnjë hoxhë.

Të dhënat e organizatoreve janë të ditura për Policinë e Kosovës, pasi kemi dorëzuar fizikisht njoftimin në polici”, thuhet në reagimin e organizatorëve në faqen e tyre në Facebook.

“E kuptojmë qasjen dhe shqetësimin, pasi sot është vështirë të mendohet se bëhet një organizim i çfarëdo natyre pa instrumentalizim politik, por ky organizim është ndryshe. Ju kishim lutur të gjithë individëve dhe grupeve të interesit, që të mos e keqpërdorin për përfitime ditore apo inate personale. Allahu na mundësoftë që të hapen sa më shpejtë xhamitë”, thuhet në reagim.

Exit mobile version