Lajme
Personi që kërceu nga kati i 5-të i konviktit vdiq në spital
Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të MSH-së tashmë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme.
Indeksonline mëson se sot në orët e pasdites një person ka kërcyer nga konvikti, saktësisht nga ai numër 7.
Ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK me shenjta jete.
Por, që ai s’arriti t’iu shpëtojë plagëve.
Gjithashtu Indeksonline mëson se viktima është i gjinisë mashkull dhe i moshës së re./Indeksonline